Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Shenjat që bebja juaj është sëmurë

07.09.2011 - Si prinder te rinj qe jeni, keni kaluar 9 muaj duke u pergatitur qe te mireprisni bebin ne shtepine tuaj.

Megjithate, ndoshta nuk jeni e pergatitur per te kuptuar se kur bebi eshte semure dhe si te menaxhoni situata te tilla kur ai/ajo ka nevoje per ndihme.

Me poshte jane 8 shenja semundjeje per foshnjat nen 6 muaj, dhe keshilla te pergjithshme se kur keni nevoje vertet per te thirrur nje mjek.

 

1. Temperatura

Vete temperatura nuk eshte semundje, por eshte pergjigja e bebit ndaj nje semundje- zakonisht ndonje infeksioni. Telefonojini doktorit nese foshnja eshte me i vogel se 3 muaj dhe ka temperature rektale mbi 38 grade, ose nese bebi juaj eshte mes 3 dhe 6 muajsh dhe ka temperature mbi 38 e tre grade Celsius. Edhe nese temperature eshte me e ulet se keto, telefonojini mjekut nese bebi ka skuqje, irritohet, nuk do te ushqehet, mezi mer fryme, qafe te ngurte, vjellje ose diare te vazhdueshme, dhe tregon shenja dehidratimi.

 

2. Dehidratim

Dehidratimi mund te ndodhe nese bebi nuk po ushqehet sic duhet, ka temperature, eshte ne nje mjedis shume te ngrohte, ose ka diare dhe vjellje te vazhdueshme. Mund t’a dalloni dehidratimin nese bebi ka gojen ose mishrat e thate, e lag pampersin me rralle, nuk nxjerr lot kur qan ose kur fontaneli (pjesa e bute ne maje te kokes) duket sikur po zhytet ngadale. Nese mendoni se bebi eshte i dehidratuar telefononin mjekun.

 

3. Diarre

Diarea eshte e zakonshme tek te miturit, por telefononi mjekun nese; shihni gjak ne jashteqijte (e cila mund te duket e kuqe e ndezur, ose akoma me keq, e zeze), bebi ben cicin me shume se 6 here ne dite ose nuk pine lengje, ose tregon shenja dehidratimi.

 

4. Vjell

Te miturit zakonisht nxjerrin beshtyme, por duhet te shqetesoheni nese vjell shpesh. Vjellja nuk eshte serioze nese ndodh vetem nje ose dy here. Gjithsesi, nese ndodh me shpesh, permban gjak ose eshte jeshile ne ngjyre, ose nese bebi duket i dehidratuar, telefononi mjekun.

 

5. Veshtiresi ne frymemarrje

Nese bebi ka probleme ne frymarrje, duhet te telefononi mjekun urgjentisht.

Shenjat e meposhtme tregojne se bebi ka probleme me frymarrjen:

Bebi merr fryme me shpesh se zakonisht Indi midis brinjeve, poshte dy kockave te shpatullave, ose ne pjesen e siperme te barkut thithet brenda kur bebi merr fryme. Koka e bebit rri e varur buzet ose lekura e bebit merr ngjyre te kaltert.

 

6. Skuqje, Rrjedhje ose gjakderdhje

Nese kerthiza e bebit tuaj ose penisi i skuqet, ka rrjedhje ose nxjerr gjak, njoftoni menjehere mjekun. Keto jane shenja te nje infektimi.

 

7. Puçrra

Pucrat (me skuqje lekure), jane normale tek bebet, por telefonojini nje mjeku nese pucrat mbulojne nje pjese te madhe, sidomos ne fytyre, ose shoqerohet nga temperature, rrjedhje, gjakderdhje enjtje, ose nese pucrat duken te infektuara.

 

8. Te ftohtit

Infeksione te frymemarrjes shkaktohen nga nje virus dhe jane te shpeshta tek te miturit. Zakonisht zgjasin 1 ose 2 jave duke u shoqeruar me rrjedhje hundesh, temperature dhe oreks te dobet per disa dite, dhe nje kolle qe mund te zgjase 2 deri ne 3 jave. Simptoma me te renda kerkojne kujdesin e mjekut.

Telefonojini mjekut nese: Temperatura e bebit eshte me e larte se 38 per te miturit nen 3 muaj ose me e larte se 38 e tre per te miturit midis 3 dhe 6 muaj.

Nese bebi ka skuqje dhe veshtiresi ne frymarrje pershkruar si me siper.

Bebi juaj grindet dhe qan shume. Kolla e bebit tuaj eshte e rende e nuk pushon, ose nese nxjerr dhe gjak. Bebi po vjell. Simptomat e bebit zgjasin me shume se 2 jave.

Se fundmi, ne te gjitha rrethanat, ne qofte se ju jeni shume e shqetesuar pasi femija juaj duket me te vertete i semure, besojini instinkteve tuaja dhe thirrni mjekun./infoalbania/

Dea (13 vite më parë)
Pershendetje kam nje vajze eshte 4 muajshe, dhe me qan shume, e kam pas tek mjeku ,e ka kontrollua,me ka thene qe eshte mire shume, ka qajt qysh se ka lind, me thojshi deri ne 5 jave te qan shume, ama kjo prape qan, i dho gji, po ashtu edhe qumesht formula, se mjeku me ka thene mos eshte e uritur, amo e kote, tash po i dho ka pak edhe ushqim shtese, pak supe me tul te bukes, e han shijshem i dho edhe oriz te bluar kuptohet me orar, amo me qan shume, jam shume e shqetesune, ju lutem me ndihmoni.

/komuniteti