Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Shmangni përdorimin e celularit në shtatzëni

Përdorimi i rregullt i telefonit celular para dhe pas lindjes, mund të shpie në paraqitjen e sjelljeve problematike tek fëmijët. Nëse edhe fëmijët fillojnë përdorimin e celularit, mundësia që të bëhen problematikë rritet në 50 përqind.

Nëna mund të përkeqsojë gjendjen e pasardhësit të tij nëse telefonon rregullisht me anë të telefonit celular para dhe pas lindjes.

Sipas një studimi të ri të shkencëtarëve Kalifornian, u pohua që fëmijët e shtatzënave të cilat kanë përdorur rregullisht telefon celular kanë 30 përqind më shumë probleme në të sjellur në moshën shtatë vjeçare.

Disa shkencëtarë pohojnë që kjo mund të vie si pasojë e mënyrës së jetesës së familjes, dhe jo nga vet pajisja. Mirëpo vet studimi mbi 29.000 fëmijë dhe nëna të tyre, ka treguar celularin si faktor që ka ndikuar në këto ndryshime.

Gati gjysma e nënave të përfshiera në studim, e kanë patur të kyçur celularin gjatë tërë ditës, përderisa një e treta e fëmijëve e kanë filluar përdorimin e celularit para moshës shtatë vjeçare.

/komuniteti