Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Si të reagoni ndaj ngërçeve të shtatzënisë

1. Butësisht shtrijini muskujt. Lehtësisht masazhoni zonën e dhimbshme.

2. Ndërsa ju mundojnë ngërçet, aplikoni një vatë të ngrohtë në muskuj. Nëse ndjeni dhimbje pas ngërçit, aplikoni një vatë të ftohtë.

3. Pini shumë ujë - është e rëndësishme që të pini mjaft para fillimit të aktivitetit fizik, si dhe gjatë dhe pas ushtrimeve, në mënyrë që muskujt të "bëjnë punën e tyre," dhe ne të lodhemi sa më pak. Me djersitje nga trupi humbasim shumë ujë dhe minerale, që janë të nevojshme gjate përpjekjes.

4. Nëse ju ka kapur ngërçi në brinjë, përderisa vraponi, shtypni zonën e dhimbshme me dorë dhe me ritëm të ngadalshëm. Mos ndaloni kursesi. Dhimbja së shpejti do të lehtësohet.

5. Konsumoni ilaçe josteroide për të luftuar dhimbjet, ndërsa në ushqimin tuaj përfshini mjaft kalium dhe magnez.

6. Mos e teproni me ushtrime. Gradualisht përmirësoni formën tuaj. Keni parasysh që fillestaret nuk mund të krahasohen me ushtruesit e avancuar.

7. Pas ushtrimeve, gjithsesi shtrijini muskujt sepse shtrirja e muskujve mund ta ndërpresë sinjalin e dhimbjeve. Poashtu, shtrirja e rregullt e muskujve zvogëlon shpeshtësinë e paraqitjes së ngërçeve gjatë shtatzënisë./bebaime/

/komuniteti