Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Simptomet e Rubeolës tek fëmijët

20.02.2012 - Fëmiu me rubeolë mund të mos duket shumë i sëmurë.

Zakonisht kanë temperaturë të lehtë dhe nyjet limfatike të enjtura butësisht pas veshëve dhe në qafë.

Fëmijët më të mëdhenj në moshë mund të kenë kokëdhembje, rrjedhje të hundës, sy të skuqur dhe dhembje apo ënjtje në nyje.

Këto simptome do të jenë prezente për disa ditë para se të paraqiten njollat karakteristike.

Njollat duken si pika të vogla të kuqe. Fillojnë në fytyrë pastaj shpërndahen në trup.

Mund të kruhen dhe zakonisht zgjasin 3 deri në 5 ditë.

Kur njollat zhduken, lëkura e infektuar mund të bie./bebaime.com/

/komuniteti