Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Soja nuk ndikon në fertilitetin mashkullor

Mashkujt mund të konsumojnë sojë pa problem, ky artikull ushqimorë nuk ndikon në zvogëlimin e numrit të spermatozoidëve.

Konsumimi i sojës, nuk do të duhej të kishte për pasojë, zvogëlimin e koncentrimit të spermatozoidëve, kanë treguar rezultatet e hulumtimit Kanadez, të publikuara në magazinën shkencore “Fertiliteti dhe steriliteti” (Fertility and Sterility).

Shkencëtarët kanë arritur tek ky rezultat, duke kryer anketimin mbi 32 mashkuj, gjatë tre periudhave prej 57 ditësh, kanë theksuar mediat Franceze. Këta persona kanë konsumuar çdo ditë lëngje me bazë izoflavoni (një nga përbërësit e sojës).

Shkencëtarët në fund të secilës periudhë, kanë matur nivelin e izoflavonit në urinën e pjesëmarrësve të hulumtimit dhe mblodhën spermën e tyre në ditën e parë dhe të fundit të hulumtimit.

Në mesin e mostrave të marra të spermës, nuk është vërejtur ndonjë anomali, kështu që shkencëtarët kanë arritur në përfundim që baballarët e ardhshëm mund të konsumojnë sojë pa ndonjë problem.

/komuniteti