Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Vaktet e lehta i ndihmojnë fëmijët për të luftuar me temperaturën

Nëse sëmuren fëmijët nuk duhet ti jepni sasi të mëdha ushqimi, rekomandojnë nutricientët amerikane.

Nëse fëmija ka temperaturë, e rëndësishme është që të hajë vakte të lehta pa yndyrë, të cilat treten më lehtë. Prindërit shpesh dëshirojnë që fëmija i sëmurë të hajë ushqim të fortë dhe kalorik, por kjo është e gabuar. Sepse atëherë organizmit i duhet të luftojë edhe me temperaturën edhe me tretjen.

Prindërit shpesh në ato situata madje u japin fëmijëve lëngje të freskëta, të cilat në sasi të mëdha janë shumë të vështira për t`u tretur. Kështu krahas temperaturës, krijoni edhe një problem tjetër.

Preventiva kundër sëmundjes është ushqyerja e balansuar dhe konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve. Është i gabuar mendimi që për temperatura të ulëta, organizmit nuk i duhen mjaft lëngje.

Gjatë ditëve të ftohta, mësojini fëmijët të konsumojnë sa më shumë çajra, sepse ato janë plot antioksidantë.

/komuniteti