Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Vitamina D parandalon sëmundjet respiratore

Në bazë të nivelit të vitaminës D tek të posalindurit, mund të parashikohet predispozita e tyre për rrezikun nga paraqitja e sëmundjeve respiratore gjatë fëmijërisë, si vështirësitë në frymëmarrje, por jo edhe astma, ka treguar një hulumtim.

Është vërtetuar që niveli më i ulët i vitaminës D lajmërohet tek fëmijët e lindur në periudhën e dimrit, në ambiente shoqërore të varfëra, në familjet të cilat kanë raste astme, si dhe tek fëmijët e ekspozuar në tym duhani.

Shkencëtarët kanë arritur në rezultate, duke kryer anketa në mbi mijëra fëmije, të cilëve u është bërë analiza e nivelit të vitaminës D, me anë të gjakut të marrë nga kordoni i kërthizës.

Është ndjekur gjendja shëndetsore e tyre gjatë periudhës nga mosha pesë vjeçare, kur organizmi i gati të gjithë atyre fëmijëve u furnizua me vitaminën D, vetëm me ekspozim ndaj rrezeve të diellit.

/komuniteti