Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Vritet bebja sepse ishte vajzë

12.04.2012 - Për të paktën një javë ajo luftoi fort për të qëndruar në jetë, por e pati të pamundur për shkak se goditjet që kishte marrë në trup nga i ati ishin brutale.

Bebja Neha Afreen vdiq pas një ataku kardiak në spitalin e Bangalores, në Indi, të mërkurën në mëngjes.

Nëna e vajzës tre muajshe e kishte çuar të bijën më 5 prill në mbrëmje në spital, me plagë të rënda në kokë, qafë të thyer dhe shënja djegieje në trup. Babai i saj Umar Farooq, i cili merret me lyerjen e makinave akuzohet se i ka shkaktuar dhunë deri në vdekje vajzës së tij, vetëm se në vend të saj donte të kishte djalë.

Pavarësisht se Afreen shfaqi shenja përmirësimi të martën, gjendja e saj u përkeqësua pasi ajo pësoi konvulsione.

Mjekët thonë se foshnja e kishte të pamundur që të qëndronte në jetë. Ndërkohë që në spital pritej të vinte një ekip doktorësh nga Instituti Kombëtar për Shkencat e Shëndetit Mendor, për shkak se Afreen kishte plage të rënda në kokë dhe kërkonte një kujdes të specializuar, vajza 3-muajshe nuk arriti dot të mbijetonte.

Nëna e vajzës, Reshma rrëfeu se i shoqi i saj i alkoolizuar 37-vjeçar e kishte rrahur sistematikisht që ditën e lindi vajzën. Të enjten e shkuar ai u kthye i dehur në shtëpi dhe abuzoi sërish me gruan për shkak se ajo nuk i kishte sjellë në jetë djalin e dëshiruar.  

Kur Reshma ra për të fjetur, burri i saj Farooq akuzohet se i ka futur një rrobë në gojën e Afreen për t'i ndaluar të qarat dhe më pas e ka qëlluar me një objekt të fortë me majë.

Reshma u zgjua në mesnatë dhe pa që foshnja kishte konvulsione. E informoi menjëherë burrin e saj, i cili u duk i painteresuar për këtë. Kur bebja nisi të vjellë gjak Farooq iku. Me ndihmën e fqinjëve, Reshma e çoi në spital foshnjën. Ajo tregoi se Farooq e kishte keqtrajtuar edhe dy herë të tjera vajzën, por ajo si nënë kishte heshtur duke dashur që të shpëtonte martesën. Herën e parë ai e kishte rrahur fëmijën, kurse herën e dytë, Reshma kishte gjetur shenja të djegies nga cigarja në ballë dhe mbrapa kokës.   

Reshma fillimisht kishte patur frikë të kontaktonte me policinë, por autoritetet i kërkuan asaj që të ngrinte padi ndaj të shoqit.Farooq është arrestuar dhe ndodhet në arrest deri më 21 prill, ku do t'i duhet të ballafaqohet me drejtësinë me akuzën e vrasjes. Vdekja e kësaj foshnjeje dhe rrethanat, në të cilën u zhvilluan ngjarjet kanë tronditur mbarë shoqërinë vendase dhe të huaj./tch/

Drandolina Cara (12 vite më parë)
I pa shpirt aj sduhet hiq mu liru
Teuta Kf (12 vite më parë)
Katastrof.
(12 vite më parë)
sigurisht ai njeri nuk ka qen me mend ,Allahu ja jept hakun atij ,e nenen me te bijen i bashkoft ne Xhennet .
Vlora Muqaj (12 vite më parë)
o zot sa i pa shpirt aj duhet me u denu e vdjekje
Nora Leòtrím (12 vite më parë)
Oooo allah oooo allah sdi cka te them

/komuniteti