Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Java e 17 e shtatëzanisë

Si po rritet fëmija juaj

Gjërat janë me të vërtetë duke lëvizur tashmë. Këtë javë, sytë e fëmijës tuaj shikojnë përpara në vend që të shikojnë anash, veshët e tij janë pothuajse në vendin e tyre përfundimtar, dhe kërci i tij i cili më pas do bëhet dhe skeleti i tij, është duke filluar të forcohet si kockë.

Zhvillimi i fetusit – java e 17 e shtatëzanisë

Fëmija juaj është tashmë gati 11 centimetra i gjatë nga maja e kokës në fund të vitheve të tij dhe peshon rreth 140 gram. Skeleti i tij është kryesisht kërc, i cili më vonë do të forcohet. Një substancë mbrojtëse që quhet mielin fillon të mbështjellë ngadalë palcën e kurrizit.

Me ndihmën e një stetoskopi të veçantë, tani ju mund të dëgjoni të rrahurat e zemrës së fëmijës tuaj. Nuk ka pothuajse asgjë më inkurajuese dhe emocionuese se dëgjimi i rrahjeve të zemrës së fëmijës tuaj. Në ditët kur jeni të shqetësuar rreth asaj se si është duke përparuar shtatëzania juaj, të dëgjuarit e rrahjeve të zemrës së fëmijës tuaj, ju lë të kuptoni se fëmija juaj është duke u rritur e duke u zhvilluar. Në kohët kur ju kaplon mërzitja dhe ndiheni sikur do të jeni shtatzënë përgjithmonë, ajo mund të jetë një kujtim i këndshëm se çfarë do të vijë në fund të 40 javë pritjeje.

Mitra juaj e rritur, tashmë e ka ndryshuar qendrën e gravitetit të saj dhe ndoshta ju ndiheni jo në ekuilibër të plotë. Kini kujdes dhe vishni këpucë me taka të ulëta. Keni vështirësi për të gjetur rehat kur bini në shtrat? Konsultoni këshillat tona për gjumin në tremujorin e dytë.

Nëse ende nuk e keni bërë një amniocentezë dhe planifikoni ta bëni, kjo javë është një kohë e përshtatshme për ta bërë. Një përfitim: Ju do të mund të shikoni gjatë fëmijën tuaj nëpërmjet skanerit ultrasound që përdoret gjatë kësaj procedure.

Si po ndryshon jeta juaj

Ato që janë nëna për herë të parë, në këtë kohë fillojnë të ndjejnë lëvizjet e fëmijëve të tyre. Shumë gra raportojnë se ndjesitë e para të tyre janë si dridhje ose si fluturat në stomak. Fatkeqësisht, partneri juaj nuk do të jetë në gjendje për të ndarë me ju këto momente emocionuese pasi goditjet e vërteta nuk do të fillojnë edhe për një muaj apo diçka më shumë.

Ndërkohë që trupi juaj vazhdon të zgjerohet, juve mund të ndiheni më pak tërheqëse. Merrni pak kohë për tu mësuar e për tu ndjerë mirë me trupin tuaj që do të ndryshojë edhe në javët në vazhdim. Edhe nëse ju nuk ndjeheni tërheqëse, partneri juaj ndoshta ende ju konsideron joshëse – disa burra e konsiderojnë rrumbullakësinë që shtatëzania ju jep grave si mjaft tërheqëse. Marrëdhëniet seksuale janë ende të sigurta deri sa t’ju plasin ujërat, me kusht që të mos ketë arsye mjekësore që ti ndalojnë ato, të tilla si gjakderdhja. Disa femra raportojnë se libido e tyre rritet gjatë shtatëzanisë, ndërkohë që disa të tjera i largohen të bërit dashuri – është diçka krejt normale në të dyja rastet. Në rast se keni vështirësi në gjetjen e një pozicioni të përshtatshëm, atëherë ndiqni këshillat tona.

Ju gjithashtu mund të vëreni se areola, zona e errët rreth thithkës së gjoksit tuaj, po zgjerohet me zmadhimin e gjinjve tuaj. Ky është një efekt anësor i parrezikshëm i shtatzanisë, por kjo mund të vazhdojë të zgjasë edhe për 12 muaj pas lindjes. Ju mund të vëreni gjithashtu edhe ndryshime të tjera të lëkurës si p.sh maska e shtatëzanisë, të cilat do të zhduken pas lindjes.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Është një ide e mirë që të bisedoni me partnerin tuaj rreth financave familjare, para se fëmija të lindë. Ai do të ndihet i çliruar, në rast se ka qënë i shqetësuar në lidhje me këtë fakt. Lexoni më shumë rreth këshillave për një baba që të kursejë.

Mundohuni të hani ushqime sa më të shëndetshme në mënyrë që të furnizoheni me elementët ushqyes që janë të nevojshëm për rritjen e fëmijës tuaj.

Çfarë është testi i tolerancës së glukozës dhe pse mund t’ju duhet të bëni një të tillë?

Çfarë duhet të bëni në rast se mendoni se puna juaj po ndikon në shëndetin tuaj.

Pse është e zakonshme që gjatë shtatzanisë ti keni shpesh hundët e zëna, dhe çfarë duhet të bëni në rast se ajo zhvillohet deri në sinozit.