Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Java e 33 e shtatëzanisë

Si po rritet fëmija juaj

Vrulli i rritjes vazhdon: deri në fund të kësaj jave, fëmija juaj mund të shkojë rreth 43.7 cm i gjatë nga koka deri te maja e këmbës. Tashmë, ka mundësi që fëmija juaj të jetë kthyer me kokë poshtë në mitrën tuaj – shumica e foshnjave janë të kthyera në këtë pikë – megjithëse fëmija mund të vazhdojë të ndryshojë pozicinin e tij. Kockat e kafkës së tij janë ende elastike dhe nuk janë bashkuar tërësisht, duke e bërë më të lehtë procesin e daljes nga kanali i lindjes.

Zhvillimi i fetusit – java e 33 e shtatëzanisë

Fëmija juaj tani peshon rreth 2 kilogram dhe është rreth 44 centimetra i gjatë nga koka deri në majën e këmbës. Fëmija juaj tashmë duhet të bëhet gati për lindje duke u kthyer me kokë poshtë – koka e tij duhet të vendoset poshtë.

Mjeku ose mamia juaj do ti kushtojnë vëmendje të veçantë pozicionit të fëmijës tuaj gjatë javëve të ardhshme – disa fëmijë vendosin që të kthehen me kokë lart sërish.

Kafka e fëmijës tuaj është ende mjaft elastike dhe nuk është bashkuar plotësisht, në mënyrë që të mund të lehtësojë daljen nga kanali relativisht i ngushtë i lindjes. Por kockat në pjesët e tjera të trupit te tij janë duke u forcuar mjaft. Gjithashtu edhe lëkura e fëmijës tuaj është duke u bërë gradualisht më pak e kuqe dhe më pak e rrudhur.

Nëse do të bëheni nënë për herë të parë, koka e fëmijës tuaj mund të jetë duke lëvizur drejt legenit gjatë kësaj jave dhe duke ushtruar presion ndaj zverkut tuaj. (Kjo ndodh për rreth gjysmat e të gjitha grave që bëhen nëna për herë të parë.) Nëqoftëse ju do të bëheni nënë për herë të dytë, kjo gjë mund t’ju ndodhë gati një javë përpara lindjes – madje për disa gra, kjo gjë nuk ndodh deri në momentin e lindjes. Shpresoni të arrini të lindni në mënyre natyrale? Këtu ju do të gjeni gjithçka që duhet të dini mbi qetësimin e dhimbjeve në mënyre natyrale.

Ju mund të vëreni se kyçet dhe këmbët tuaja janë mjaft të fryra në fund të ditës. Grumbullimi i ujit, i njohur gjithashtu edhe si edema (ënjtja), shpesh përkeqësohet në kohë të nxehtë si dhe gjatë fundit të ditës. Çuditërisht, hidratimi ndihmon në reduktimin e grumbullimit të ujit. Trupi tuaj – veçanërisht veshkat tuaja – si dhe fëmija juaj, kanë nevojë për shumë lëngje, kështu që pini shumë. Megjithatë, nëse ju papritur ndiheni e fryrë apo e ënjtur në duar apo fytyrë, kontaktoni me mjekun tuaj – kjo mund të jetë një shenjë e para-eklampsisë.

Si po ndryshon jeta juaj

Bëjeni jetën tuaj më të lehtë. Pajisuni me gjërat e domosdoshme – gjithçka që ju duhet – para se pazari t’ju bëhet një punë e tepërt. Gatuani racione ekstra të ushqimeve të gatshme apo të ngrira për javët e para kur ju të jeni duke ushqyer me gji. Bëni një listë të numrave të rëndësishëm të telefonit – maminë tuaj, doktorin, dhe mjekun e pavionit të lindjes dhe ruajini ato në telefon. Në rast se e keni të vështirë të kontaktoni me partnerin tuaj, sigurohuni që ai të ketë një telefon celular. Po në lidhje me kafshët shtëpiake dhe fëmijët tuaj më të rritur? Rregullojini gjërat me ta, e kështu do te jeni më të relaksuar kur të vijë koha.

Brengat financiare mund të dëmtojnë kënaqësinë e shtatëzanisë tuaj dhe të lejes së lindjes. Verifikoni nëse keni buxhet të mjaftueshëm për fëmijën tuaj. A keni marrë parasysh se sa mund të kushtojë kujdesi për fëmijën tuaj kur ju të shkoni në punë? Megjithatë mund të ketë përfitime dhe kredi për të cilat ju mund të aplikoni për t’ju ndihmuar – zbuloni më shumë.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Nëse ndiheni në gjendje të mirë, ju mund ta shtyni marrjen e lejes së lindjes deri tani, ose edhe më vonë. Shumë gra manovrojnë me këtë, në menyrë që të marrin më tepër pushim pasi fëmija të ketë lindur.

/komuniteti