Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Java e 34 e shtatëzanisë

Si po rritet fëmija juaj

Nëse ju keni qenë të shqetësuara për faktin se mund të lindnit një fëmijë prematur, ju do të jeni të lumtura të mësoni se shumica dërrmuese e fëmijëve që lindin në javën e 35 të shtatëzanisë, janë të shëndetshëm dhe mbijetojnë pa ndonjë problem të madh. Mushkëritë e fëmijës tuaj, tashmë duhet të jenë zhvilluar plotësisht dhe çdo problem në frymëmarrjen e tyre mund të trajtohet lehtësisht.

Zhvillimi i fetusit – java e 34 e shtatëzanisë

Fëmija juaj tani peshon më shumë se 2,2 kilogram dhe është mbi 45 centimetra i gjatë nga koka deri te këmbët. Fëmija është duke u bërë më i mbushur dhe më i shëndoshë – atij do ti duhen këto shtresa yndyre më vonë për të rregulluar temperaturën e trupit të tij.

Nëse ju nuk flisni ende me fëmijen tuaj, kjo është një kohë e mirë për të filluar – në javën e 35 të dëgjuarit e fëmijës është plotësisht i zhvilluar. Mos u ndjeni qesharak nëse jeni duke folur me fëmijën tuaj. Disa studime tregojnë se të sapolindurit i kushtojnë vëmendje më të madhe toneve të mprehta.

Nëse ju keni qenë të shqetësuara për të lindur një fëmijë prematur, ju do të jeni të lumtura të mësoni se rreth 99 % e foshnjeve të lindura në javën e 35 mund të mbijetojnë jashtë mitrës – dhe shumica e tyre, nuk kanë probleme të mëdha. Edhe pse sistemi nervor qendror është ende duke u zhvilluar, mushkëritë e tij janë pothuajse plotësisht të zhvilluara tashmë.

Shumë gra fillojnë të kenë një ndjesi shpimi apo mpirjeje në zonën e legenit të tyre, si dhe dhimbje kur janë duke ecur. Kjo mund të shkaktohet nga lëshimi i nyjeve të legenit që bëhen gati për lindje. Nëse ndiheni shumë të parehatshme nga kjo, tregojani këtë mamisë apo mjekut tuaj dhe konsultoni këshillat tonë për të ndihmuar veten.

Si po ndryshon jeta juaj

Dita e madhe është vetëm një muaj larg. Nëse ju do ta lindni fëmijën tuaj në spital dhe ende nuk dini asgjë për spitalin, ju mund ti telefononi spitalit për të shkuar atje për ti hedhur një sy. Kjo do ju ndihmojë që të njiheni me spitalin tuaj si dhe procedurat e pranimit për lindje. Gjatë kohës që jeni atje, mundohuni të mësoni më shumë se si fëmija juaj do të monitorohet gjatë lindjes dhe se cilat janë politikat e spitalit për ushqimin dhe pijet.

A e di partneri juaj se çfarë duhet të sjellë në spital? Përveç tualeteve të ndryshme, dhe disa rrobave për tu ndërruar, partneri juaj mund t’ju sjellë edhe diçka për të lexuar, një kamera, madje dhe rrobat e banjos (nëse jeni duke planifikuar një lindje në ujë). Ju mund të merrni një kopje të listës tonë për të qenë më të sigurtë. A është ai nervoz? Nëse po, ai mund të marrë këshilla nga një baba më i vjetër se si të qëndroje i qetë – dhe të jetë kështu një partner i përkryer gjatë lindjes.

Fakte për tu marrë në konsideratë

/komuniteti