Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Java e 35 e shtatëzanisë

Si po rritet fëmija juaj

Fëmija juaj po bëhet aq i madh dhe i bollshëm brenda barkut tuaj tani, sa që ju mund të vëreni se ai nuk është duke lëvizur më aq shumë.

Zhvillimi i fetusit – java e 35 e shtatëzanisë

Fëmija juaj peshon tani rreth 2,4 kilogram dhe është afërsisht 46 centimetra i gjatë nga koka deri në majën e këmbës. Bërrylat, këmbët, ose koka e tij, mund të zgjaten nga barku juaj kur ai përdridhet apo kur shtrihet. Shumë shpejt, kur muri i mitrës dhe barku juaj të fillojnë të bëhen më të hollë duke lejuar me tepër dritë të hyjë brenda, fëmija do të fillojë të zhvillojë ciklet e aktivitetit ditor.

Këtë javë, fëmija juaj do të fillojë të ushtrojë gishtat e tij dhe ka një palë veshka plotësisht të zhvilluara. Gjithashtu edhe mëlçia e tij mund të nisë përpunimin e mbeturinave të produkteve.

Në mitrën tuaj ka shumë më pak lëng amniotik sepse fëmija juaj është shumë më i madh, dhe i ka rritur përmasat e tij fillestare disa mijëra herë. Ju ndoshta keni shtuar rreth 11 deri 13,6 kilogram dhe pesha juaj tashmë ka arritur kulmin e saj. Edhe kërthiza juaj është zmadhuar dhe ka dalë jashtë. Ju mund të ndiheni pa frymë sepse mitra juaj tani është ngritur deri nën brinjë. Provoni të uleni mbi këmbët tuaja për të marrë frymë më thellë. Edhe pse presioni ndaj fshikëzës tuaj të urinës do ta bëjë banjon shtëpinë tuaj të dytë, mos pini më pak ujë – fëmija juaj ka nevojë për lëngje. Por ju mund të ndërprisni pijet diuretike si çaji dhe kafeja, të cilat ju bëjnë që të urinoni edhe më shpesh.

Mjeku ose mamia juaj ndoshta do të kërkojnë t’ju shohin çdo javë derisa ju të lindni.

Si po ndryshon jeta juaj

Ju mund të ndiheni sikur nuk keni më vend tashmë – mitra juaj e ka zgjeruar volumin e saj fillestar rreth 1,000 herë dhe ndodhet tani nën brinjët tuaja. Ju ndoshta keni shtuar rreth 11,5 deri 13,5 kg, por që këtej e tutje do të shtoni pak ose aspak në peshën tuaj deri në lindje.

Nëse e keni filluar pushimin tuaj të lindjes, mundohuni të pushoni rregullisht pasditeve. Kjo është gjithashtu një mundësi për të praktikuar teknikat e frymëmarrjes që keni mësuar. Ju mund të bëni një pedikyr meqë keni kohë të lirë, dhe nëse flokët tuaj janë të trashë dhe më të shëndritshëm se zakonisht, ato mund të kenë nevojë për t`u rregulluar më shpesh. Megjithatë, jo të gjitha janë me fat për sa i përket flokëve të tyre, veçanërisht nëqoftëse ata janë të thatë – zbuloni përse.

Nëse ju pëlqen uji, ju mund të tërhiqeni nga ideja e lindjes në një pishine lindjeje. Historia e përdorimit të ujit për qetësimin e dhimbjeve, është një histori e gjatë, dhe studimet sugjerojnë se lindja në ujë për gratë me rrezik të ulët të shtatzanisë, është mjaft e sigurtë. Nëse ende nuk jeni e sigurtë, lexoni se çfarë kanë thënë të tjerë njerëz për lindjen në ujë.

Nëse jeni një baba i ardhshëm, mos prisni të qarat e foshnjes tuaj për të mësuar se si mund te merreni me një foshnje që qan. Përkedheljet qetësuese të rekomanduara në udhëzuesin e babait për masazhin, do ju mbledhin bashkë e do ju ndihmojnë të qetësoni fëmijen tuaj. Një tjetër teknikë që mund të mësoni më parë është si të mbeshtillni me pelena fëmijen – kjo do ta ndihmojë foshnjen tuaj të porsalindur të ndihet i sigurtë, njësoj sikur të ishte ende në mitër.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Kjo është java e fundit që mund të udhëtoni me avion.

Blini sediljen e vogël të makinës për fëmijen tuaj dhe sigurohuni që të mësoni saktë se si vendoset ajo në makinë.