Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

9 këshilla për pushim të përkryer familjarë

Planifikimi është fjala kyçe e suksesit në shumë aktivitete. Vlen e njejta gjë edhe për udhëtimet, sidomos ato me fëmijë. Nëse organizoheni mirë, do të mundeni që në mënyrën më të mirë ta shfrytëzoni kohën e çmuar të përbashkët me familjen. Në një plan të mirë udhëtimi, hyn gjetja e destinacionit që është i përshtatshëm për familje dhe hulumtimi i pjesërishëm i aktiviteteve dhe aktraksioneve në të cilat mund të keni qasje ju dhe fëmijët tuaj.

Krahas kësaj, mendoni edhe për:

Zgjedhja e lokacionit

1. Mësoni atë të cilën shumë familje me përvojë udhëtimi tashmë e dinë: largoni stresin nga planifikimi dhe vendosni për variantin e pushimit “all-inclusive”. Ky lloj pushimi është një mënyrë shumë e mirë që të mbeteni në rrethin e bugjetit, sepse rreth 90 % të shpenzimeve mbesin në çmimin të cilin e paguani për aranzhman. Krahas kësaj, shumë vende “all-inclusive” përfshijnë shumë aktivitete dhe rekreacione për fëmijë dhe të rritur, zgjedhje të shumta restoranesh të cilat do të mund ti kënaqin edhe gurmanët më të mëdhenj, pije gratis, dhe një lehtësim të madh sepse nuk keni nevojë të bartni me vete para kesh apo kredit kartela!

2. Familja e lumtur mund të krijojë parajsë në secilin vend kudo që të jetë. Organizoni aktivitete të ndryshme të cilat përshtaten me të gjithë pjesëtarët e familjes si dhe ndonjë aktivitet që përshtatet për pjesëtarë të caktuar.

3. Qerasni vetveten me një pushim në ndonjë vend që është i përshtatshëm për tërë familjen dhe ku ka persona që mund të kujdesen për fëmijët tuaj. Në atë mënyrë do të keni mundësi që të ndaheni paksa prej fëmijëve, përderisa fëmijët do të argëtohen pa masë me fëmijët tjerë.

Udhëtimi me aeroplan

1. Nëse udhëtoni me më shumë se një valixhe, lidhni një litar me ngjyrë të njejtë apo vendosni ndonjë etiketë në secilën valixhe, në mënyrë që ti identifikoni më lehtë në aeroport, si dhe shkruani emrin dhe informatat kontaktuese në valixhe në pjesën e jashtme dhe të mbrendshme.

1. Paketoni gjërat themelore dhe disa veshje në valixhe të dorës (duke përfshirë edhe rrobat e banjos), sidomos nëse keni fluturime të lidhura, në rast të mos arritjes në kohë të valixheve në destinacionin e caktuar.

2. Fluturimet dhe pritjet në aeroport mund të zgjasin, sidomos për fëmijët tuaj. Mos harroni ti merrni me vete edhe libra, lodra për udhëtime (mundësisht ato të cilat luhen në qetësi) dhe ngjyra.

Kthimi nga udhëtimi

1. Konsultohuni me partnerin tuaj dhe fëmijët për gjërat, sepse është mënyrë e mirë të shmangni situatën për të mos harruar ndonjë gjë, gjatë paketimit për kthimin në shtëpi.

1. Paketoni veçmas rrobet e papastra dhe ato të pastra – qoftë në ndonjë qese plastike apo në ndonjë valixhe tjetër – në këtë mënyrë kurseni kohën kur të keni arritur në shtëpi.

2. Kur të ktheheni në shtëpi, albumi me fotografi është mënyra më e mirë për organizim dhe dhe për ti treguar fotografitë e pushimit gjeneratave të ardhshme.

/komuniteti