Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Lodrat më të mira për pushimet verore

Si ti zgjedhni lodrat për pushime verore?

Me rast të pregatitjes për pushime verore ju duhet të zgjedhni se cilat lodra duhet marrë me vete, por në rend të parë duhet menduar për sigurinë e fëmiut tuaj. Kjo nënkupton lodrat e plastikës për plazh, të cilat duhet kontrolluar nëse janë të dëmtuara apo të thyera sepse fëmijet mund të lëndohen në to, por edhe lodrat me ajër të cilat duhen fryrë që në shtëpi për të kontrolluar nëse janë të shpuara apo nëse lirojnë ajrin.

Përveç sigurisë mendoni edhe në peshën e lodrave që të jenë sa më të lehta, sepse keni për ti bartur me vete në plazh, përveç atyre seteve me kova dhe lopata të cilat janë të lehta dhe zakonisht përmbajnë shumë pjesë dhe fëmijët luajnë me to për një kohë të gjatë.

Cilat lodra janë më të përshtatshme për plazh?

Lodrat më të përshtatshme për plazh sigurisht që janë ato të cilat argëtojnë fëmiun tuaj përderisa ju relaksoheni në diell.

Secilit prind i duhet pak pushim dhe fatmirësisht egzistojnë shumë lodra me të cilat fëmiu juaj ka dëshirë që të luajë, por ka edhe nga ato që edhe për prindërit mund të jenë shumë argëtuese.

Lodrat për plazh mund ti gjeni pothuajse kudo për ti blerë.

Kovat me lopata

Kovat me lopata janë lodrat më të mira për plazh për fëmijët e vegjël. Këto lodra janë shumë argëtuese dhe mbajnë vëmendjen e fëmijëve për një kohë më të gjatë. Ato shërbejnë zakonisht për të mbledhur guralecë, rërë, guacka…

Këto lodra mund ti gjeni kudo për ti blerë dhe dallojnë vetëm në numrin dhe llojin e elementeve që përmbajnë. Në shumicën e seteve krahas kovës dhe lopatës, janë të domosdoshme edhe sitat për rërë.

Topi për plazh

Topi me ajër është lodër e përkryer për lojërat në plazh për fëmijët e vegjël. Poashtu edhe për lojërat në ujë për fëmijët më të mëdhenj. Më të vegjëlit mund të luajnë me kapje të topit, ndërsa fëmijët më të mëdhenj mund të zgjedhin lojëra më interesante.

Lodra për lojëra në rërë

Të vegjëlit e adhurojnë rërën për të lozur me të. Krahas kovës me lopatë për të grumbulluar rërën, ata e adhurojnë rërën për të formuar kështjella dhe pallate nga rëra, prandaj lodrat të cilat ndihmojnë në krijimin e tyre do të jenë të mirëseardhura.

Siguroni kamionetat e vegjël apo enë të ndryshme ku mund të grumbullojnë rërën…Lëreni imagjinatën të ju shpiej dhe bashkë me fëmiun tuaj zgjedhni çfarëdo gjëje që mund të ju shërbejë si lodër për rërën.

Shtrati apo anija me ajër

Anijet apo shtretërit të cilët fryhen me ajër dhe mund të qëndrojnë mbi ujë janë një atraktivitet i hatashëm për fëmijët kur janë të lodhur nga noti apo loja.

Megjithatë, keni parasysh që në rend të parë vie siguria e fëmiut. Gjithmonë qëndroni pranë fëmiut kur të ketë vendosur që të ulet apo shtrihet në njërën nga këto. Nëse e keni bezdi që tërë kohën ti qëndroni pranë fëmiut, merrni një anije më të madhe ku mund të kënaqeni së bashku!

Pushka me ujë

Nëse në shtëpi ia ndaloni fëmiut që të luajë me lodra pushke me ujë, plazhi është vendi duhur ku mund të luajë i lirë me këto lodra.

Megjithatë, tërhiqni vërejtjen fëmiut që mos ti spërkatë njerëzit e panjohur dhe para se ai të fillojë lojën i tregoni për rregullat, se çfarë i lejohet dhe çfarë jo.