Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Udhëtimi me foshnje dhe me fëmijë të vegjël

Kur mund të udhëtojë foshnja ime?

Për udhëtim të suksesshëm janë të rëndësishme tre rregulla themelore: barku i ngirë, pelena e pastër dhe vendi i rehatshëm për të fjetur

Pediatërit mendojnë që foshnja mund të udhëtojë qysh në moshën disa muajshe. I posalinduri dhe foshnja shumë e vogël kërkojnë kujdes të shpeshtë – për ta ushqyer, për ta ndërruar, për të fjetur por edhe rreziku nga infeksionet është i madh, kështu që në këtë periudhë do të dëshironi të bëni udhëtime të shkurta.

Megjithëse, foshnja prej tre muajsh mund të jetë një bashkëudhëtar shumë i mirë.

Ku mund të udhëtojmë me foshnje të vogël?

Para udhëtimit, nëse udhëtoni jashtë vendit, kontrolloni nëse foshnja i ka marrë të gjitha vaksinat e nevojshme. Nëse jeni nisur për në vende egzotike, foshnja do të duhet ti merr të gjitha vaksinat – kundër tifos, apo para preventive – që të shmanget malaria apo hepatiti A.

Ju preferojmë që para nisjes të bëni një kontrollë të rregullt të foshnjes tek pediatri. Bisedoni me të rreth udhëtimit dhe destinacionit.

Nëse foshnja juaj ka ndonjë sëmundje kronike, konsultohuni gjithsesi me mjekun dhe specialistin, se a do të mund të udhëtoni për në vendin ku keni planifikuar. Gjithashtu bëjini të gjitha vizitat dhe merrni të gjitha masat preventive të cilat do të ju udhëzojë mjeku që të mos vie gjer te përkeqsimi i gjendjes gjatë udhëtimit.

Mund të lusni pediatrin që të ju udhëzojë ndonjë mjek në vendin ku udhëtoni.

Si të pregatitemi për udhëtim me foshnje të vogël?

Për udhëtim të suksesshëm me foshnje apo me fëmijë të vegjël, janë të rëndësishme tre rregulla themelore: barku i ngirë, pelena e pastër dhe vendi i rehatshëm për të fjetur. Fëmijët, ashtu sikurse të rriturit, nga lëkundja ritmike i merr gjumi, por prap se prap duhet të mendoni për ndonjë argëtim për fëmiun gjatë momenteve kur mund të zgjohet dhe kur të jetë mërzitur.

Përndryshe, shumë lehtë udhëtimi mund të kthehet në një ferr të vërtetë. Planifikimi i udhëtimit ka qenë i rëndësishëm edhe para se të lindni por tani ka rëndësi prioritare duke filluar nga paketimi, gjer tek aktivitetet në pushim. Koha e kaluar duke planifikuar udhëtimin do t`ju shpërblehet mijëra herë.

Si ta planifikojmë më së miri udhëtimin me foshnje?

- duhet me kujdes të zgjedhni destinacionin dhe aranzhmanin i cili mund të jetë adekuat për ju dhe foshnjen tuaj

- duhet të planifikoni mirë rrugën dhe vendet ku do të bëni pauza

- duhet të planifikoni mirë çfarë dhe si do ti paketoni në koferë

- veçmas duhet ti paketoni gjërat siç janë ilaçet për foshnjen, dhe gjërat pa të cilat të dashurit tuaj nuk munden, numrat telefonik të cilat janë me rëndësi, dhe të ngjashme

- udhëtimin duhet ta planifikoni ashtu që të mos ndryshojë ritmi i foshnjes suaj apo ashtu që ta ndryshoni minimalisht

- në fund, pushimin duket planifikuar ashtu që edhe për ju të jetë pushim

/komuniteti