Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Çfarë shkakton spazma infatile tek fëmijët?

Spazmat infantile, të njohura edhe si sindroma West, janë një çrregullim i rrallë që ndodh tek fëmijët e vegjël, zakonisht nën një vjeç.

Mosha mesatare e fillimit është rreth katër muaj, por disa fëmijë mund të përjetojnë spazma më shpejt se një muaj. Tek disa të tjerë mund të fillojë në fund të vitit dytë të jetës.

Simptomat e spazmave infantile përfshijnë ngërçet e këmbëve dhe trupit (zgjatja apo shkurtimi i duarve, këmbëve, qafës apo trupit), të cilat shfaqen në formë hipsaritmisë me rastin e elektroencefolagafisë (EEG).

Spazmat priren të ndodhin pas zgjimit ose pas të ushqyerit, dhe shpesh ndodhin në grupe deri në 100 spazma në një kohë. Foshnja mund të ketë disa qindra spazma në ditë.

Shumë prindër shqetësohenpër mënyrën se si fëmija i tyre i zhvillon spazmat infatile (IS). 30% deri 40% e fëmijëve me IS, nuk kanë asnjë shkak të identifikueshëm.

Shumë çrregullime themelore, të tilla si lëndimet gjatë lindjes, çrregullime metabolike, dhe çrregullime gjenetike mund të japin rritje të spazmave.

 

60% deri në 70% e fëmijëve, spazma infantile janë të shkaktuara nga një kusht i identifikueshëm themelor, të tilla si:

– infeksionet e sistemit nervor qendror (të tilla si virusi herpes, meningjiti, encefaliti)

– zhvillim jo normal i trurit apo lëndim

– çrregullime neurologjike me dëmtime të lëkurës

– anomalitë gjenetike (p.sh. sindromi Down ose sindroma Miller-Dieker)

– çrregullime metabolike

 

Çfarë mund të bëni?

Është e rëndësishme të flisni me pediatrin tuaj. Kjo është një gjendje serioze, që kërkon vëmendje të menjëhershme.

Pasojat e mundshme të IS mund të jenë të vështira për t’u përballuar, por diagnoza e hershme dhe ndërhyrja mund të çojë në më pak efekte afatgjata.

Burimi: telegrafi

/komuniteti