Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Pedikuloza (morrat)

Morrat janë parazitë që ngjasojnë me insektet pa krahë, jetojnë në leshrat e trupit. Morrat janë të shpeshtë në shkollat, në qendrat me qëndrim ditor dhe sipërfaqet tjera, të cilat janë të mbingarkuara dhe ku fëmijët janë në kontakt të afërt mes tyre. Nëse fëmija juaj ka qenë në kontakt me fëmijë tjetër që ka morra, lexojeni me vëmendje këtë informacion.

Morrat nuk mund as të kërcejnë e as të fluturojnë. Transmetohen me kontakt direkt ose në mënyrë indirekte, me përdorim të përbashkët të kapelave, kësulave dhe krehrave. Femrat i deponojnë vezët në flokë edhe atë në afërsi të rrënjës së qimes (afërsia e skalpit) ku është më ngrohtë. Vezët ngjasojnë në grimca me ngjyrë të bardhë në të përhimtë që janë të fiksuara për rrënjën e qimes dhe nuk mund të hiqen lehtë si zbokthi. Më shpesh janë të vendosura në pjesën e pasme të kokës (zverkun) ose pas veshëve dhe mund të shihen me sy. Morrat e vjetër janë me ngjyrë më të errët dhe shihen kur lëvizin nëpër flokë.

Te infestimet e rënda është prezente një kruajrje intenzive e skalpit. Fëmijët me morra shpesh etiketohen, por kjo është e gabuar pasi që praktikisht çdo kush mund të zërë morra. Morrat preferojnë lëkurë të pastër dhe të shëndoshë të skalpit.

Higjiena e mirë nuk mund ta mbrojë fëmijën tuaj nga morrat. Nuk është e pëlqyeshme dikush të fitojë morra por sidoqoftë nuk është diçka fatale. Mënyra e vetme me të cilën morrat vërtetë mund t’ju dëmtojnë është nëse për shkak të kruarjes plagët sekondarisht infektohen.

Kur dikush do të zërë morra duhet të trajtohet e tërë familja. Morrat fshihen në krehërat për flokë, në krevatin dhe në mobiljet e shtëpisë dhe përhapen lehtë. mNë të kaluarën, por te ne ende është dukuri e shfaqur që të qethen flokët e kokës dhe të lyhet me vajgur. Kjo nuk duhet bërë, pasi që sot ekzistojnë shampona efikasë që mund të gjenden në barnatoret lokale.

Nita ^ ^ (8 vite më parë)
Fillova te kruhem hahahah bohhh

/komuniteti