Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ultratingulli 3D/4D

Ultratingulli 3D/4D - një përvojë e veçantë për prindërit e ardhshëm

Monitorimi i shtatzënisë përfshinë kontrollat e rregullta të ultratingullit, të cilat kryhen në mënyrë që të kontrollohet madhësia, dukja dhe përparimi në zhvillimin e bebit, dhe kanë mundësi për të gjetur një regjistrim të përhershëm të fotografuar ose video inçizuar.

Megjithatë, për prindërit sidomos është përvojë shumë e veçantë të shohin fotografitë e bebit ende të palindur, të mundësuara me ndihmën e teknologjisë 3D apo 4D. Me këtë është bërë një përparim në teknologjinë e UT, sepse përfshinë ultratingullin tredimensional, i cili të dhënat me anë të valëve zanore i kthen në fotografi 3D.

Ultratingulli katërdimensional (4D), është ultratingulli 3D në lëvizje. Qëllimi kryesor i ultrazërit 3D/4D është që të përcaktojë zhvillimin neurologjikë të fëmijës, ai mund të zbulojë anomalitë embrionale dhe fetale, por patjetër edhe ti përjashtojë ato, që zakonisht edhe është rasti. Për këtë analizë, përveç aparatit të avancuar të ultratingullit kërkohet edhe edukimi, përvoja dhe profesionalizmi i gjinekologut, por kualiteti i fotografisë mvaret edhe nga kushte të tjera. Kjo së pari mvaret nga pozita e bebit, që placenta nuk e pengon pamjen, pastaj që të egzistojë sasia e mjaftueshme e lëngut amniotik, nëse ndonjëra nga këto kritere nuk lejohet mund të ndodh që të duhet pritur për kushtet ideale për vizitë ultratingulli, ndonjëherë edhe më shumë se gjysëm ore, në mënyrë që bebi të merr pozitën e duhur në drejtim të sondës.

Ndonjëherë vizitën duhet vonuar, ose të rivizitoheni kur janë kriteret e volitshme për këtë. Ultratingulli 4D më së shumti përdoret në shtatzëni dhe ofron depërtim më të detalizuar në morfologjinë dhe anatominë e fetusit. Dallohet nga ai 3D, sepse ju lejon të shikoni imazhet në kohë reale dhe për këtë arsye ofron një pasqyrë më të mirë në dinamikën dhe embrionit. Në vizitën e ultratingullit mund të merr pjesë edhe babai. Prindërit e ardhshëm pamjen mund ta marrin edhe ne DVD, si kujtim i këtij çasti të paharrueshëm me bebin e tyre ende të palindur.

Përparësitë e teknologjisë 3D dhe 4D

Ultratingulli 3D/4D jep pamjen e detalizuar të fytyrës së bebit, shfaq sjelljen e tij, se si buzëqesh, se si mërzitet, si rrudh vetullat, dhe kjo tek ju zgjon ndenja të veçanta, ndërsa gjinekologut i zbulon të dhëna të rëndësishme rreth zhvillimit të tij. Në shtatzëninë e hershme kjo teknologji përdoret për zbulimin e trashësisë së zverkut. Nëse zverku është i trashë, atëherë ky është një parametër që çon në mundësinë e fetusit për të patur anomali gjenetike por të cilat duhet vërtetuar apo larguar përmes analizave gjenetike dhe analizave të tjera të nevojshme.

Me përdorimin e ultratingullit 4D, përcjellet zhvillimi i frytit në tremujorin e dytë si dhe zhvillimi dhe sjellja e fetusit në tremujorin e tretë të shtatzënisë. Në krahasim me diagnostifikimin 3D, kjo mundëson imazhet në kohë reale. Ofron pamje të shpejtë dhe të detajizuar të anatomisë së frytit dhe mundëson matje të saktë të rritjes dhe depërtim në gjendjen e frytit.

Krahas kontrollimit të pamjes së frytit, me anë të ultratingullit 3D/4D është e mundur edhe fotografia e detalizuar e organeve të brendshme, vlerësimi i kockave dhe sistemit kardiovaskular. Përveç shtatzënisë, ultratingulli 3D/4D përdoret për diagnostifikimin e gjendjes gjinekologjike siç mund të jenë anomalitë e sistemit riprodhues, tumoret e ndryshme të mitrës, kistet dhe tumoret e vezoreve dhe shtatzënia jashtë mitrës.