Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Djathi në ushqimin e fëmijëve

Djathi është burim i pasur mineralesh, gjegjësisht kalciumi dhe fosfori të domosdoshëm për zhvillimin e drejtë të dhëmbëve dhe eshtrave

Djathi është posaçërisht i pasur me kalcium, mineral i cili gjendet në qumësht dhe prodhimet qumështore. Asnjë produkt tjetër nuk i afrohet sasisë së kalciumit sikurse prodhimet qumështore të cilat nuk kanë zëvendësim në menunë e fëmijës.

Djathi i freskët i lopës përgatitet në formë ushqimi për foshnja nga mosha 8 – 9 muajshe. Për shembull, 100 g djath (psh.parmezan) përmbanë rreth 1160 mg kalcium, 100 ml qumësht përmbanë 120 mg kalcium, 100 g djathi i freskët përmbanë rreth 500 mg kalcium, përderisa 100 g thjerrëza përmbajnë vetëm 29 g kalcium.

Kalciumi është i domosdoshëm për rritjen dhe zhvillimin e eshtrave dhe dhëmbëve, ndërsa në djath gjendet i lidhur me fosforin në formë fosfat kalciumi dhe për këtë organizmi shumë lehtë e asimilon.

• Djathi paraqet alternativë të çmuar krahas mishit për shkak të përmbajtjes së pasur me proteina dhe mund të përdoret si artikull shtesë në ushqimin e fëmijëve (oriz, gjellëra).

• Proteinat e djathit kanë rëndësi të lartë biologjike sepse përmbajnë të gjitha aminoacidet esenciale të cilat organizmi nuk mund ti krijojë vetvetiu.

• Djathi është burim i pasur mineralesh, gjegjësisht kalciumi dhe fosfori të domosdoshëm për zhvillimin e drejtë të dhëmbëve dhe eshtrave.

• Djathi përmbanë edhe vitamina B12, të rëndësishme për zhvillim dhe funksionim të sistemit nervor, gjegjësisht për krijimin e qelizave të kuqe (eritrociteve).

• Duhet patur parasysh që djathi përmbanë edhe lipide (yndyrëra të veçanta për zhvillimin e sistemit nervor), për këtë djathi është artikull i mjaftueshëm në ushqimin e foshnjave, pa patur nevojë ti shtoni ushqimit gjalpë.

Cilin lloj të djathit duhet zgjedhur?

Djathi i integruar (siç është parmezani) mund ti shtohet ushqimit të foshnjave më herët se sa llojet tjera të djathit, si mëlmesë sepse përmbanë shumë kalcium dhe vitamina B.

Djathi i veçantë për ushqim të foshnjave nuk përmbanë konzervanse, për ketë pas hapjes së paketimit mund ta përdorni më së largu mbrenda 24 orëve. Përmbanë një sasi të vogël të yndyrërave, mjaft kripëra minerale, tretet lehtë dhe ka shije të këndshme. Djathi i freskët i lopës, i përgatitur për ushqime të foshnjave, mund të konsumohet nga mosha 8-9 muajshe.

Djathi i fortë i përpunuar në menunë e fëmijëve futet pas moshës një vjeçare. Fëmijët të cilët janë alergjikë në qumështin e lopës, konsumimin e djathit më mirë është ta fillojnë më vonë. Ndjeshmëria në proteinat e qumështit të lopës gradualisht zvogëlohen dhe zakonisht humb rreth periudhës së moshës 2 vjeç.