Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ndihmoni fëmiut ti dojë pemët dhe perimet

1. Bëhuni një shembull i mirë për fëmijën

Nëse gjatë shtatzanisë dhe gjidhënjes keni ngrënë pemë dhe perime, mundësitë janë shumë të mëdha që edhe fëmija juaj ti dojë këto shije. Foshnjes duhet ofruar pemë dhe perime të ndryshme, të teksturave të ndryshme. Në fillim në sasi të vogla të bluara me lugëz, por më vonë duke u mësuar me shijet, jepini edhe copa më të mëdha.

Kur vogëlushi fillon ti hajë vet pemët dhe perimet gjatë shujtave të përbashkëta, duhet të sheh se edhe ju i hani dhe i pëlqeni, ato çfarë i ofroni atij. Mos u nervrikosni nëse fëmiu bën grimasa fytyre sikur nuk i pëlqen, sepse ka mundësi që momentin tjetër ti pëlqejë shija.

2. Fëmiu duhet të dijë se çfarë po ha

Nëse dëshironi që fëmiu juaj me të vërtetë ti dojë këto gjëra ushqimore të shëndetshme, mos i fshehni, sepse ndoshta fëmiut në po atë moment po i pëlqen shija e lulelakrës apo bizeles. Për këtë që ti dojë këto gjëra, duhet ta dijë se çfarë po ha.

Do të ishte mirë që ti zieni disa lloje perimesh (ngjyrash të ndryshme) dhe ti servoni në enë të ndara. Lozni me fëmiun dhe i thuani që secila ngjyrë simbolizon një person apo një tipar, si psh. spinaqi simbolizon fuqinë apo babain, lulelakra simbolizon bukurinë apo nënën, karrota simbolizon mirësinë apo gjyshen…

Gjithashtu, tek disa fëmijë ndikon pozitivisht ena e aranzhuar bukur, për këtë përdorni fantazinë tuaj, mund të bëni edhe kafshë të ndryshme, lule, zemra, nga pemët dhe perimet.

3. Mos u dorëzoni lehtë

Nëse fëmija nuk pranon që me herën e parë të provojë ndonjë artikull ushqimorë, mos u dorëzoni por provoni herë pas here, por jo të insistoni për çdo çmim.

Në realitet, sa më shpesh që ti ofroni pemën apo perimen e caktuar, apo eventualisht i ofroni mundësi zgjedhjeje, me kohë këtë do ta pranojë, ka mundësi edhe ta dojë, sepse fëmijët i duan gjërat që i njofin dhe i hanë gjërat që i duan.

Gjithashtu, vogëlushi duhet që me kohë të mësojë ti dojë llojet e ndryshme të pemëve dhe perimeve në të cilat ka qasje, dhe është shumë normale që disa do ti pëlqejë më shumë e disa më pak.

Nëse keni mundësi, do të ishte ideale që të kultivoni vetë ndonjë pemë apo perime, dhe le ti shikojë fëmiu se si po rriten dhe piqen, dhe le të ju ndihmojë ti këpusni kur ti vijë koha, sepse në këto raste menzi do të presë që ti hajë.

4. Mos insistoni për çdo çmim

Mënyra se si prindërit insistojnë që ushqimi i caktuar duhet të hahet, ka ndikim të madh në atë se cilit ushqim vogëlushët do ti japin përparësi. Fëmiu gjithsesi që do të hajë në një atmosferë pozitive, ndërsa insistimi mund të ketë ndikim negativ gjatë pranimit të këtyre artikujve.

Është interesant që averzioni ndaj artikujve të caktuar (sidomos atyre të rinj) tek fëmijët lajmërohet gjatë moshës 3-5 vjeç, ndërsa shkencëtarët pohojnë që prindërit janë fajtorët kryesore të cilët insistojnë domosdoshmërisht që fëmiu duhet të hajë diçka sepse është e shëndetshme dhe e dobishme.

Për këtë mos bëni presion në vogëlushin se duhet të hajë pemë dhe perime, sepse do të arrini vetëm kontraefekt. Mundohuni që në mënyra të tjera ti ndihmoni që ti dojë këto gjëra të shëndetshme ushqimore.