Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ushqimi i fëmijëve të vegjël

Periudha e fëmijëve të vegjël përfshinë moshën prej 1 deri në 3 vjeç. Foshnja, në fund të vitit të parë të jetës, hyn në këtë periudhë. Pesha e trupit të fëmiut në atë kohë duhet të jetë tre herë më e madhe se pesha e lindjes.

Gjatësia me zhvillim normal duhet të jetë për një herë e gjysëm më e madhe me atë të lindjes. Fëmiu mund të ketë 6 deri në 8 dhëmbë.

Ajo periudhë karakterizohet me ndryshime të caktuara fizike dhe psiqike. Rritja është më e ngadalshme. Më shumë rriten duart dhe këmbët sesa trupi.

Muskujt zmadhohen, eshtrat rriten me ngadalë ndërsa deponimi i mineraleve është më i shpejtë. Eshtrat bëhen më të fortë.

Me ndryshimet fizike paraqiten edhe ndryshimet psiqike, të cilat karakterizohen me zhvillim të karakterit personal. Nëse fëmiu është i shëndetshëm dhe i ushqyer mirë, bëhet shumë aktiv dhe i lumtur.

Kaloritë e nevojshme ditore në këtë periudhë sillen nga 1150 gjer në 1450 Cal. Nevojat për proteina rriten shkaku i rritjes së muskujve. Nevojat për kalcium dhe fosfor janë të mëdha, shkaku i mineralizimit të eshtrave i cili është i nevojshëm për forcimin e tyre.

Nevoja ditore për hekur është 7 mg. Nevoja për vitaminën A është 2000 përderisa për vitaminën D rreth 400. Vitamina B1 është 0.7 mg, vitamin C 35 mg ndërsa nijacini rreth 8 mg në ditë.

Secila nga materiet ushqyese të përmendura ka rëndësi të madhe për rritje dhe zhvillim normal të fëmiut.

Zgjedhja e ushqimit është e njejtë në mes viteve 1-3, por egziston dallimi vetëm në sasitë mvarësisht nga nevojat energjike.

/komuniteti