Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ushqimi i mirë dhe i keq për fëmijët

Fëmijët kanë nevojë për shujta të shëndetshme dhe të balansuara të ushqimit në të cilat dominojnë pemët dhe perimet. Ndihmoni fëmijën tuaj që ta dojë ushqimin në mënyrë që çdo ditë ti pregatitni ushqim të freskët dhe gjëra ushqimore kualitative. Mundohuni që ti shmangeni zgjedhjeve të lehta dhe të shpejta të ushqimit, në mënyrë që të mos e mësoni fëmijën tuaj me ushqim të shpejtë e cili shpesh nuk ka kurfarë vlera ushqyese.

Kur zgjedhni artikujt ushqimore për fëmijën, kushtoni vëmendje:

1. qumështi, djathi, jogurti

2. drithërat

3. vezët

4. vaji i peshkut

5. mish (i kuq), mëlçi

6. perime jeshile

7. së paku dy porcione peshku në javë

8. pemë citrusi

9. karrota

10. të gjitha llojet e pemëve sezonale

Artikujt ushqimorë të përmendur më lartë janë të pasur me vitamina, minerale, proteina, të cilët janë të nevojshëm për organizmin e të voglit tuaj që të zhvillohet sa më mirë. Më së miri është që të pregatitni shujta nga gjëra ushqimore të freskëta, do të ishte ideale që ti bleni çdo ditë, por mënyra bashkëkohore e jetesës nuk iu lejon prindërve që të kenë mundësi që çdo ditë të blejnë ushqimin, prandaj mund të mbështeteni edhe tek prodhimet ushqimore të gjysëmngrira.

Praktikoni që fëmijës ti jepni messhujta pemësh 3 - 4 herë në ditë. Kur dilni për të shëtitur, merrni me vete ndonjë banane apo mollë. Fëmiut i cili shkon në shkollë, paketojini ndonjë pemë çdo ditë të cilën mund ta hajë gjatë kohës së pushimit.

Lëngjet

Lëngjet në tetrapakë janë të mirë por e kanë një të metë: kanë shumë sheqer. Nëse fëmijës i jepni lëngje nga tetrapakët, le ti pijnë vetëm gjatë shujtës ushqimore. Lëngjet e shumta në messhujta, sidomos nëse pi nga shishja, mund të shkaktojnë karries tek fëmija. Më së miri është që në mes të shujtave ti jepni fëmijës për të pirë ujë apo qumësht.

Ushqimin të cilin duhet shmangur

Ëmbëlsirat: nëse fëmija juaj e ka zakon që në messhujta të ha ëmbëlsira, me kohë do të i shkaktohet sëmundja e dhëmbëve. Biskotat, patatinat, çokolatat apo bonbonat, zakonisht kanë përqindje të madhe të sheqerit, të yndyrërave të ngopura, ndërsa kanë mungesa të vitaminave dhe mineraleve.

Nëse fëmija juaj ha ëmbëlsira rregullisht, mundohuni të keni kujdes në këtë: mundohuni që fëmijës ti jepni sasi më të vogla të ëmbëlsirave dhe vetëm kohë pas kohe, në mënyrë që ato të përfaqsojnë vetëm një pjesë minimale të ushqimit të fëmijës; gjithsesi pastroni dhëmbët e fëmijës çdo ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje; zgjedhni një ditë të javës kur do të mund të hajë ëmbëlsira, le të jetë ajo “dita e ëmbël”.

Keni kujdes me kripën

Sasia maksimale e kripës të cilën fëmijët mund ta konsumojnë mvaret nga mosha e tyre:

nga 4 gjer në 6 vjeç – 3 g në ditë

nga 7 gjer në 10 vjeç – 5 g në ditë

nga 11 vjeç – 6 g në ditë.