Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

6 Receta verore për heqjen e kilogramëve pas lindjes

Përse preferohet që verës të filloni një regjim të ri në ushqyerje?

Vera është koha e duhur që të filloni me një regjim të ri në ushqyerje, kur gjërat ushqimore kalorike janë më pak të këndshme, ndërsa në treg mund të gjenden pemët dhe perimet e freskëta nga më të ndryshmet, të cilat kanë pak kalori, dhe janë plot me vitamina, minerale, fibra dhe antioksidantë.

Më e rëndësishmja është që, nëse dëshironi që gjatë verës të dukeni bukur në rroba banjoje apo pantallona të shkurtëra, nuk dmth që duhet të keni uri. Mjafton që të vendosni për ushqim të lehtë dhe të shëndetshëm, i cili ju freskon, pregatitet lehtë dhe është shumë i shijshëm.

1. Supa dhe çorba të ftohta

Shujtën kryesore më së miri është që ta filloni me supë apo çorbë të ftohtë nga trangulli, lulelakra apo kungulleshka, e cila jo vetëm që ju freskon, por është edhe shumë e shijshme, e shëndetshme dhe më e rëndësishmja është më pak kalorike. Përveç kësaj, ajo do të ju mbajë të ngopur, prandaj edhe më pas do të hani më pak.

 

2. Shalqinj dhe pjepër

Shalqinjtë dhe pjepërit janë pemët ideale për humbjen në peshë.

Zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsira, shuajnë etjen, nuk kanë shumë kalori dhe mund të keni qasje në to, gjatë tërë verës.

 

 

3. Perime nga grili

Perimet duhet të jenë domosdoshmërisht të pranishme në tryezën tuaj gjatë verës.Pjata ideale e shujtës ditore duhet të përmbajë perime nga grili, speca, kungulleshka, domate, karrota.

Perimeve mund ti shtoni pak vaj, mëlmesa të freskëta dhe sipas dëshirës pak kripë.

 

 

4. Sallata

Për sallata nuk nevojitet të keni ndonjë recetë të posaçme të cilës duhet ti përmbaheni. Lëreni imagjinatën të lirë dhe përdorni perimet e freskëta të preferuara (sipas dëshirës mund të përdorni edhe pemë), domate, tranguj, speca, lakra…

Hidhini pak uthull, vaj ulliri, por mund ti shtoni edhe djath të payndyrshëm apo jogurt. Si salcë të lehtë për sallatën tuaj mund të perdorni limon, vaj ulliri dhe mëlmesa të ndryshme të freskëta.

5. Lëngje me pak kalori

Gjatë stinës së verës, kafet, çajrat dhe pijet e gazuara na kënaqin sepse është shumë nxehtë. Megjithatë, duhet ta kemi parasysh që lëngjet trashin, por edhe nuk kënaqin nevojat tona për lëngje, sepse nga lëngjet e ëmbla vetëm do të ju shtohet etja më shumë.

Natyrisht, gjatë verës keni nevojë për sasi më të madhe lëngjesh që të freskoheni, dhe nuk keni dëshirë që të konsumoni vetëm ujë. Zgjedhje e mirë mund të jetë limoni i shtrydhur (por pa shtesa sheqeri) apo nëse dëshironi shije më të ëmbla, mund të bluani në miksetë, pemë sipas dëshirës tuaj (malina, pjeshka, dardha…) dhe ti shtoni akull.

6. Deserte pemësh

Nëse jeni adhuruese ëmbëlsirash dhe nuk mund ta paramendoni një ditë që të mos hani diç të ëmbël, atëherë vendosni për ëmbëlsira më të shëndetshme.

Propozimet për deserte pemësh me pak kalori janë: malinat, vishnje me akullore (natyrisht me pak kalori), manaferra me pak mjaltë, komposto e ftohtë nga pemë të ndryshme, pjeshka me ajkë…

Poashtu, mund të pregatitni vet në shtëpi, jogurt të këndshëm pemësh nga jogurti i payndyrshëm dhe pemët e preferuara.