Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Rëndësia e ujit për të rënë në peshë pas lindjes

Përse është i rëndësishëm konsumimi i ujit nëse dëshiroj të humb peshë?

Uji i jep organizmit energjinë e nevojshme dhe bën që të jeni më aktive!

Lëngu i cili mund të ju ndihmojë të humbni kilogramët e tepërt gjendet kudo rreth jush, dhe ai është pikërisht uji. Nëse mundoheni që të ushqeheni shëndetshëm, ushtroni rregullisht dhe intenzivisht, por ende nuk i keni humbur kilogramët e tepërt egziston mundësia që nuk po konsumoni sasi të mjaftueshme të ujit.

Është paraqitje e shpeshtë që njerëzit nuk konsumojnë sasi të mjaftuar të ujit dhe pikërisht kjo mund të jetë edhe arsyeja përse nuk hiqen kilogramët e tepërt.

Krahas kësaj, uji është tretman i shkëlqyeshëm i bukurisë, sepse kur konsumoni sasi adekuate, lëkura hidratohet dhe duket më e freskët dhe më e re.

Në çfarë mënyre ndihmon uji në dobësim?

Uji ndihmon në disa mënyra për humbjen e peshës. Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim që konsumimi i ujit është i lidhur me shpejtimin e metabolizmit. Në një hulumtim është zbuluar që kur personi pi gjysëm litër ujë, djeg 30 % më shumë kalori sesa personi që nuk ka pirë ujë.

Uji i jep organizmit energjinë e nevojshme dhe bën që të jeni më aktive!

Përveç kësaj, shpesh ndodh që të mendojmë që jemi të uritura, dhe kemi ëndje të hamë gricka të ndryshme, dhe në fakt nuk e dijmë që etja është arsyeja kryesore. Kur ju shfaqet kjo ëndje pini një-dy gota ujë dhe prisni 10 minuta, sepse ka mundësi që kjo ëndje të zhduket, por nëse ende e ndjeni atëherë më mirë pregatitni një sallatë të lehtë pemësh apo perimesh në vend të grickave.

Si t`ia bëj që të pi ujë më shumë?

Disa njerëz thjesht nuk e kanë shprehi të pinë ujë, apo pinë sasi të vogla, që natyrisht nuk është gjë e mirë, sepse nuk mund ti zëvendësoni lëngjet e humbura me kafe, apo me pije të ëmbla apo të gazuara.

Mundohuni që gradualisht të konsumoni më shumë ujë se sa zakonisht. Për fillim, çdo mëngjes pas zgjimit pini një gotë ujë të vakët si dhe para çdo shujte. Më pastaj gradualisht shtoni edhe nga një gotë ujë pas treningut (nëse ushtroni), pas kafesë…

Çfarë sasie të ujit duhet të pi nëse dëshiroj të dobësohem?

Egziston një rregull i vjetër që thotë që duhet të pini 8 gota ujë në ditë. Megjithatë, nuk është edhe aq e thjeshtë. Duhet marrë parasysh edhe faktorët tjerë, nga të cilët mvaret se sa ujë duhet konsumuar.

Është logjike që sasia e ujit të mvaret prej asaj se sa kilogramë keni dhe se sa jeni aktiv gjatë ditës. Përveç kësaj, kur ditët janë të nxehta, humbni më shumë lëngje me anë të djersitjes, ashtu që këtë mungesë duhet ta kompenzoni. Për këtë, mos i përmbahuni në mënyrë të striktë këtij udhëzimi për të pirë 8 gota ujë në ditë, sepse në raste të caktuara atë sasi duhet ta rrisni…