Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Alergjitë

Alergjitë tek fëmijët

Të rejat e fundit për alergjitë tek fëmijët

Doktorët gjithmonë kanë rekomanduar që të pritet gjer në moshën 1 vjec dhe më lartë për ushqimet e forta siq janë alergjenët (ushqimet që shkaktojnë alergjinë) e zakonshëm, posaçërisht tek fëmijët me prirje kah alergjia. Por Akademia E Pediatërve Amerikanë (AAP)e ka ndryshuar këtë qëndrim, sepse hulumtimet tregojnë se këto shtyrje të kohës sipas të gjitha gjasave nuk e ndalin alergjinë nga zhvillimi i saj dhe shfaqja.

Megjithatë, është ide e mençur që fëmisë suaj t’ia ofroni ushqimet e reja gradualisht, duke pritur disa ditë pas Çdo ushqimi të ri nga menyja, për të parë se a do të ketë reagime negative tek fëmiu. Dhe ne rast se mendoni se fëmija juaj është i rrezikuar nga alergjitë - p.sh. në rast se alergjitë janë të pranishme në familje - këshillohuni me mjekun e tij për të përgatitur strategjinë se si t’ia ofroni ushqimet alergjene siq janë vezët, qumështi, kikirikët, gruri pluhur, soja, arrat dhe peshqit.

 

A do ti tejkalojë alergjitë fëmiu im?

Ka gjasa që ti tejkalojë. Shumica e fëmijëve i tejkalojnë alergjitë ndaj sojës dhe grurit kur i afrohen moshës për të shkuar në shkollë. Dhe rreth 20% të fëmijëve poashtu e tejkalojnë alergjinë ndaj kikirikit. Ndërsa studimet tregojnë se alergjitë ndaj kikirikit, arrave, peshqve, gaforreve dhe guacave të ndryshme kanë më së shumti gjasa të jenë alergji të përjetëshme në krahasim me ushqimet e tjera.

Disa studime të bëra kohëve të fundit alergjitë ndaj qumështit dhe vezëve marrin më shumë kohë për tu shëruar në ditet e sotme se sa në kohërat e shkuara, me më pak se gjysmën e fëmijëve të shëruar prej moshës 8 deri 10 vjeç.

A janë alergjitë të trashëgueshme?

Fëmija juaj mund të trashëgojë tendecën për të patur alergji, por jo ndonjë specifike në veçanti. Për shembull në rast se keni rrjedhje të hundës, alergji në kafshët shtëpiake, apo alergji në ushqim, fëmija juaj ka 50 % shans që të ketë alergji poashtu, por jo të njejtën të cilën e keni ju. Ky propabilitet rritet në 75 % kur të dy prindërit kanë alergji.

Ç’është neveria ndaj ushqimit dhe me çfarë dallohet nga alergjia ndaj ushqimit?

Neveria ndaj ushqimit nuk e përfshin sistemin imunitik. Nësë fëmiu juaj ka neveri ndaj ushqimit atëherë do të thotë se ai ka probleme me përpunimin e ushqimit. Mund të vëreni se sa herë që pin apo han ushqim ai është sulmuar nga gazrat, fryerja e barkut, si dhe shkuarja e barkut (diarrhea).

Mospërmbajtja me e shpeshtë ndaj ushqimit është mospërmbajtja ndaj laktozës. Njerëzit që vuajnë nga mospërmbajtja ndaj laktozës kanë mungesë të enzimit të nevojshëm për ta përpunuar sheqerin që gjendet në qumështin e lopës dhe në produktet e tjera të qumështit.

Çfarë duhet të bëjë nëse mendoj se fëmiu im ka reagim alergjik ndaj ushqimit?

Në qoftë se ndonjëherë fëmiu juaj ka probleme me frymëmarrje, apo ka të fryra të fytyrës dhe të buzëve, apo nëse i zhvillohet vjellje dhe shkuarje e barkut tejet e rëndë pas të ngrënit, thirrni menjëherë numrin urgjent të mjekut.

Sulmet e rënda alergjike nuk janë gjëra me të cilat bëhet shaka. Kanalet e frymëmarrjes së fëmiut tuaj mund të mbyllen menjëherë, prandaj nuk keni kohë që të thërrisni mjekun, por duhet ta keni pranë një mjek shtëpiak.

Në qoftë së fëmija juaj në mënyrë konstante ka simptome të alergjisë mbrenda 2 orëve pas ngrënjes të ushqimit të caktuar, flisni me mjekun e tij. Ai do të mund të ju drejtojë tek pediatri alergjist.

Një pediatër alergjist do të mund të ju tregojë se cilat ushqime janë shkaktarë të alergjisë tek fëmiu juaj (ndonjëherë janë me shumë një) dhe se a janë simptomet e treguara reagime të sistemit imunitik, apo janë shenjë se fëmija juaj është i paaftë për ta përpunuar ushqimin, apo dhe neveria ndaj ushqimit.

Si ta ketë kaluar fëmiu juaj një herë sulmin alergjik ndaj ushqimit, do të dëshironi të jeni e përgatitur në rast se ju ndodh përsëri. Edhe nësë reagimi i tij herën e parë është i lehtë, herën tjetër mund të jetë shumë i rëndë. Mjeku juaj do të ju pajisë me planin e veprimit dhe me instruksionet se çfarë duhet bërë në rast sulmi alergjik shfaqet përsëri.

Mjeku do të mund të ju rekomandojë që të mbani me vete epinephrine inxheksion (epinephrine është medikament i cili i ngushton enët e gjakut, ndërsa në anën tjetër i hap kanalet e frymëmarrjes në mushkëri gjë e cila automatikisht largon simptomet e alergjisë) të cilin ai do të ju mësojë se si ta përdorni.

Këto mjete janë si gjëra magjike të cilat automatikisht e venë në përdorim dozën e duhur të epinephrines dhe e ndalojnë reagimin alergjik.

Në disa raste - nëse kanella (i ashtuquajturi injeksioni) është shumë profesionale dhe komforte, dhe në rast se ligjet shtetërore e lejojnë - fëmija juaj do të mund ta mbajë kanellën të ngjitur për dorë: konsulltohuni me mjekun tuaj se a është e dëshirueshme kjo gjë edhe për fëmiun tuaj.

Çfarë ndodh nëse fëmiu juaj ka reagim alergjik ndaj ushqimit?

Në qoftë se fëmiu juaj është alergjik në ushqim, trupi i tij e konsideron ushqimin si një pushtues, dhe lanson sulm ndaj tij nga sistemi imun.

Ndonjëherë trupi krijon një antitrup të quajtur IgE, një protein i cili mund ta detektojë ushqimin. Në rast se ushqimi problematik është marrë përsëri, antitrupi i urdhëron sistemit imun të fëmijës suaj që ti çlirojë substancat, siq janë histamina, për ta luftuar 'armikun'.

Këto substanca i shkaktojnë simptomet e alergjisë, të cilat mund të jenë të lehta apo të rënda.

Simptomet siç janë - të skuqurit, të enjturit (të fryrit), sytë e lëngshëm, hunda që rrjedh, apo frymëmarrja e rënduar, zakonisht shfaqen prej 2 minuta deri 2 orë pas ngrënjes së ushqimit. Në qoftë se fëmija juaj ka sulm të rëndë te alergjisë atëherë kjo mund të jetë e rrezikshme për jetën e tij.

Por në disa raste, simptomet siq janë - eczema apo problemet gastrointestinale (problemet e barkut) siq janë vjellja, apo diarreja (shkuarja e barkut) – janë të zakonshme, dhe te shpeshta.(Eczema janë copëza të terrura dhe të qërueshme të lëkurës, të cilat zakonisht shfaqen në rrudhat e bërrylave, qafës, nyjeve apo dorës.)

Mbani në mend se fëmija juaj mund të ketë reagim alergjik edhe në rast se e ka ngrënë edhe më parë, pa problem, ushqimin e dhënë. Prandaj p.sh. nësë e ka të trashëguar tëndencën që të jetë alergjik ndaj vezëve, ai nuk do ketë alergji 2–3 herët e para, por me pastaj tek ai do të shfaqen simptomet e para.

Në çfarë ushqimesh mund të jetë alergjik fëmiu im?

Mund të jetë alergjik në të gjitha ushqimet e mundëshme por 8 ushqimet e poshtë përmendura janë shkaktare të 90 % të alergjive nga ushqimi: vezët, qumështi, kikiriki, gruri pluhur, soya, arrat e drurit (si p.sh.arrat e zakonshme, lajthitë Braziliane, arrat Indiane), Peshqit (siç janë tuna, salmoni dhe merluci) si dhe organizmat me guacë (karravidhet, gaforret dhe kërrabat e detit).

A mund të ketë alergji fëmiu im?

Ndodh shpesh që alergjia e dyshuar të del diç tjetër. Përafërsisht 6 % të fëmijëve dhe 3-4 % të të rriturve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë alergji nga ushqimi.

Duke kuptuar se si funksinojnë alergjitë, ju do të mund ti dalloni shenjat saja të hershme, për ta shëruar nëse ajo shfaqet. Dhe poashtu është me rëndësi të dini se çfarë duhet bërë nësë fëmija juaj ka paraqitje të alergjisë.

Çfarë duhet të bëjë nëse mendoj se fëmiu im ka alergji ndaj ushqimit?

Këshillohuni me mjekun e tij. Ai mund të ju sugjeroj që të mbani shënim se çfarë han dhe kur han fëmiu juaj për ta gjetur shkaktarin, ose mund të ju dërgoje tek mjeku specialist i alergjive apo tek pediatri gastroenterolog.

Mjeku specialist i alergjive do të ju pyet detalisht për simptomet e fëmijes suaj. Ai do të mund të ju bëjë një test të alergjisë së lëkurës, apo test të gjakut për të vërtëtuar se mos ndoshta simptomet janë të shkaktuara nga reagimi i sistemit imun.

Nëqoftëse testi i lëkurës ka të skuqura, apo nëqoftëse testi i gjakut tregon së fëmija juaj ka në gjak IgE antitrupa kundër ushqimit, ateherë ka gjasa që të jetë alergjik ndaj ushqimeve specifike. Nëse rezultatet e testit janë negative, atëherë simptomet e fëmijës suaj nuk kanë lidhje me alergjine ndaj ushqimit, megjithëse mund të jenë shkaktuar nga mospërmbajtja (neveria) ndaj ushqimit.

Në këtë pikë të zhvillimit, ju do të mund ti drejtoheni gastroenterologut për të gjetur shkakun e mospërmbajtjes apo të hulumtoni shkaqe tjera për simptomet e fëmijës suaj.

A mund të shërohen alergjitë?

Nuk ka ilaçe që shërojnë apo parandalojnë alergjitë ndaj ushqimit, dhe injeksionet e përdoruara kundër rrjedhës së hundës (të shkaktuara nga poleni) nuk kanë efekt tek alergjitë ndaj ushqimit. Zgjidhja e vetme për parandalimin e alergjisë në ushqimit është evitimi i ushqimeve të rrezikshme të cilat i kemi cekur deri më tani.

Evitimi i ndonjë ushqimi të caktuar është më e vështirë se sa mendoni. Ushqimet mund të paraqiten në vende të papritura dhe edhe sasitë më të vogla të diçkaje mund të shkaktojnë reagime të rrezikshme. Shumica e njerëzve të cilët kanë pasur sulme të rrezikshme të alergjisë kanë ngrënë ushqime për të cilat kanë menduar se janë të shëndetëshme.

Duhet të bëheni syçelë kur i lexoni etiketat e ushqimit, duke ditur se cilët përbërës duhet ti evitoni, dhe duhet pyetur për përbërsit e ushqimeve të shërbyera nëpër restorantet te cilët i vizitoni.

Të gjithë alergjenët duhet të shënohen në mënyrë të qartë. Për shembull etiketa duhet të shënojë 'vezë' në vend të 'albumin', apo 'vezë' në kllapa pas 'albumin'.

Ueb faqet e organizatave siç është Rrjeti Për Alergjinë Ushqimore(Food Alergy Network) poashtu mund të ju ndihmojë ti identifikoni dhe ti evitoni rreziqet e mshehura. Gjithmonë kontaktoni prodhuesit për përbërësit e produkteve.

Në rast se fëmija i juaj është i diagnozuar me alergji ndaj ushqimit, do duhet të mësoni çdo gjë rreth kësaj - duke përfshirë cilat ushqime ti evitoni, si ti lexoni etiketat, apo si ti lexoni shenjat e para të sulmit alergjik. Këshillohuni me mjekun tuaj që ta përpiloni një plan, në rast se fëmija juaj ka sulm alergjik. Mbani epinephrine pranë vetes dhe përkujdesuni që jeni e sigurtë se dini si ta përdorni.

Poashtu përkujdesuni që cdo njeri që përkujdeset për fëmijën tuaj - babysitteret (dadot), të afërmit, dhe edukatoret - dinë çdo gjë për alergjitë e saj dhe se çfarë nuk i duhet dhënë për të ngrënë. Dhe poashtu në fund, përkujdesuni që kujdestarët e saj të dijnë saktësisht se çfarë duhet bërë në rast se fëmija juaj ka sulm alergjik.