Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Grupet e rrezikuara nga alergjitë

A janë disa persona veçanërisht të ekspozuar ndaj alergjisë?

Në grupet e rrezikuara para së gjithash hyjnë:

Fëmijët. Tek fëmijët egziston mundësia më e madhe që të zhvillohet alergjia se sa tek të rriturit. Por, ndonjëherë fëmijët i rrisin alergjitë, por mund të ndodh që për një kohë alergjia të mos jetë e pranishme ndërsa në të ardhmen të paraqitet përsëri.

Personat të cilët në familje kanë raste me astmë dhe alergji. Rrezik më të shtuar nga paraqitja e alergjisë kanë personat tek të cilët në familjet e tyre egzistojnë raste me alergji në polen, ekzemë, urtikarie…

Personat që vuajnë nga astma. Fëmijët dhe të rriturit të cilët vuajnë nga astma, kanë mundësi më të mëdha të rrezikohen nga paraqitja e alergjisë. Përveç kësaj, nëse veçse jeni alergjikë në diçka, egziston mundësia që të lajmërohet edhe një tip tjetër alergjie, në diç tjetër.

A e trashëgon foshnja alergjinë nga prindërit?

Foshnja juaj do ta trashëgojë tendencën për të patur alergji, por nuk është e thënë që të trashëgojë alergjinë e caktuar. Për shembull, nëse jeni alergjikë në polen, në ushqim apo në kafshë shtëpiake, foshnja juaj do të ketë 50 % të mundësisë për të zhvilluar ndonjë alergji, por nuk është e thënë që ta zhvillojë të njejtën alergji që e keni ju. Mundësitë rriten në 75 %, nëse që të dy prindërit janë alergjikë.