Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Qershitë në ushqim të foshnjave

Qershitë janë një super ushqim dhe janë super të shëndetshme për të voglin tuaj

Qershitë janë ushqim shumë i shijshëm për fëmijët. Këto frutëza përmbajnë shumë nutrientë të rëndësishëm. Vetëm një enë e vogël me qershi ju ofron 20 mg kalcium!

Qershitë janë një super ushqim dhe janë super të shëndetshme për të voglin tuaj. Me një ngjyrë të mrekullueshme që kap vëmendjen e syrit të bebit, poashtu kanë edhe një shije që do e kënaq bebin tuaj.

Kur mund të filloj me ushqimin me qershi për bebin tim?

Bebet mund të fillojnë të ushqehen me qershi që nga muaji i 8 apo edhe më hëret nën konsultimin e pediatrit. Qershitë nuk janë shumë alergjike megjithatë përmbajnë bërthama dhe një lëkurë tepër të trashë. Bebet nuk janë në gjendje para moshës 8 muajshe ti konsumojnë ato për shkak të mosfunksionimit të duhur të aparatit tretës, por nëse dëshironi ti ofroni qershi në ushqimin e bebit tuaj më herët, sigurohuni që ti bluani shumë mirë!

Vlerat ushqimore në një gotë me qershi të ëmbla:

Vitamina:

Vitamin A - 74 IU

Vitamin C - 10.8 mg

Vitamin K - 3.2 mcg

Acid folik (i rëndësishëm gjatë shtatzënisë) - 4.7 mcg

Poashtu përmbanë niacin, thiamin, dhe vitamina të tjera

Minerale:

Kalium - 324 mg

Fosfor - 32 mg

Magnez - 17 mg

Kalcium - 20 mg

Natrium - 0 mg

Hekur - 0.55 mg

Poashtu përmbanë sasi zinku, mangani dhe bakri.

Si ti zgjedhni qershitë e duhura për bebin tuaj?

Qershitë janë shumë delikate. Gjithmonë kontrollojini mirë para se ti blini ato; pikat e vogla dhe lëkura e topitur mund të jenë shenjë e fillimit të fazës së kalbjes. Qershitë duhet të jenë të ndritshme, të buta, pa të meta dhe me shkëlqim. Egziston një rregull, sa më e errët qershija aq më e ëmbël do jetë ajo.

Qershitë duhet të ruhen në frigorifer. Ato janë shumë të ndjeshme gjatë ndryshimit të temperaturave.

Qershitë mund ti ngrini por së pari duhet hequr bërthamat. Qershitë e ngrira me bërthama marrin aromën e bajameve kur ngrihen. Ju mund ti ngrini ato të prera në dysh, në kube apo të bluara. Fruti mund të ngrijë në ngrirës, si çdo frut tjetër./bebaime.com/