Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A është e sigurtë rrëshqitja në akull apo vozitja e rrollerëve gjatë shtatëzanisë?

Duhet të keni kujdes nga rrëzimet gjatë shtatëzanisë

Ju nuk dëshironi të rrezikoni duke u rrëzuar, gjë që mund tju shkaktojë kontraktime që mund të shpien në lindjen e parakohëshme.

Në përgjithësi, shtatëzania nuk është kohë e mirë për të filluar ndonjë sport. Duhet ti shmangeni sporteve që rrezikojnë të rrëzoheni duke përfshirë hokejin, futbollin, basketbollin, gjimnastikën, kalërimin, skijimin dhe tenisin.

Rrëzimi mund të shkaktojë lëndime abdominale që mund të ndikojnë në procesin e shtatëzanisë. Trauma në abdomen mund të shkaktojë shkëputjen e parakohëshme të placentës, apo lindjen e parakohëshme. Mund të ndodh që të lëndojë fetusin në mënyrë fatale.

Pra është një gjykim personal: A jeni të sigurtë në aftësitë tuaja dhe a jeni të gatshëm për të rrezikuar?