Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/5 javësh

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 5 javësh

Pikërisht ajo buzëqeshje që ndriçon fytyrën e fëmijës tuaj – si dhe tuajën – mund të jetë gjëja më e rëndësishme. Ju mund të konstatoni se kjo është një buzëqeshje sociale, nëse fëmija e përdor të gjithë fytyrën e tij, për t’ju thënë se është i kënaqur. Edhe pse zakonisht foshnjat buzëqeshin vetëm kur ato të jenë gati për ta bërë një gjë të tillë, ju mund ta merrni një buzëqeshje më shpejt, duke e përqafuar fëmijën tuaj, duke e kilikosur, dhe duke luajtur me të.

Në këtë kohë, fëmija mund të përqëndrojë të dy sytë mbi një objekt dhe ka filluar të preferojë dizajne, ngjyra dhe forma më komplekse. Ai tashmë mund të ndjekë lëvizjet, që do të thotë se një rraketake e thjeshtë që kalon para fytyrës së tij, mund të depërtojë tek ai. Ose ju mund të luani sy-më-sy me të – vendoseni fytyrën tuaj shumë pranë të tijës dhe lëvizeni kokën tuaj ngadalë nga njëra anë në tjetrën. Ai do t’ju ndjekë i përqëndruar, dhe ju mund të merrni madje edhe një buzëqeshje, apo nënqeshje, prej tij.

Jeta juaj: Si të dilni pak jashtë

Edhe pse jeni vazhdimisht në lëvizje, ju mund të filloni të ndiheni paksa të bllokuara në shtëpinë tuaj, veçanërisht në qoftë se jeni shumë e zënë për të dalë jashtë. Mundohuni të merrni pak ajër, të paktën një herë në ditë, dhe mendoni rreth mundësisë për të ndjekur ndonjë klasë me ushtrime të paslindjes ose ndonjë grup për nënat dhe foshnjet. Ju mund të shkëmbeni eksperiencat tuaja me ato të prindërve të tjerë dhe mund të përfitoni disa këshilla të dobishme prej tyre.

Nëse keni fëmijë të tjerë, risia e të paturit një vëlla ose motër më të vogël, mund të shuhet shpejt. Ndoshta ata do t'ju kërkojnë që ta dërgoni fëmijën atje ku e keni marrë, ose të kërkojnë vëmëndjen tuaj kur jeni duke ushqyer foshnjën tuaj. Shikoni nëse partneri juaj, mamaja ose ndonjë mik i juaji, mund të ulet për një çast me të porsalindurin tuaj, në mënyrë që ju të mund të qëndroni paksa vetëm me fëmijën e madh, dhe ta risiguroni atë që e doni më shumë se kurrë. Dhe përpiquni të jeni të durueshme nëse fëmija juaj duket se ka regresuar në periudhën e foshnjërisë së hershme. Kjo periudhë nuk do të zgjasë dhe së shpejti ai do të heqë dorë nga kjo gjë, kur të zbulojë se sa e kufizuar është të jesh një foshnjë.

Këshilla për prindërit: Si të ndiheni më të sigurtë

'Unë u bëra shumë konfuze nga këshillat konfliktuese që morra nga ekspertët, librat, nëna ime si dhe shokët e mi për mënyrën se si të merresha me fëmijën tim. Disa prej tyre më thonin që ta lija të qante, të tjerët më thonin për ta mbajtur atë në krahë gjatë gjithë kohës. Në fund vendosa për të bërë çfarë ndjeja si më të përshtatshme, dhe të mos ndihesha fajtore. Unë mendoj se fëmija im e ndjen sigurinë që unë i jap – në çdo rast, ai duket shumë më i lehtësuar tashmë'– C.

Ndani këshillat tuaja.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Vazhdoni të bëni ushtrimet tuaja të paslindjes, sa më shpesh që të mundeni. Ata do t’ju ndihmojnë në mbrojtjen kundër mospërmbajtjes ndaj stresit, që shkaktohet nga muskujt e dobët të legenit tuaj.

A është i frikësuar fëmija juaj nga dushi? Udhëzimi ynë mbi dushin e sigurtë, mund t’ju ndihmojë për ta bërë fëmijën tuaj të ndihet më i sigurt.

A jeni ende duke pritur për të bërë dashuri? Zbuloni më shumë rreth seksit pas lindjes.

/komuniteti