Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/16 muajsh

Si po ndryshon fëmija juaj

Redon Hasimja - 16 muajsh

Të kuptuarit e fëmijës tuaj, po rritet me shpejtësi. Për shembull, ai nuk mendon se lapësat janë diçka për tu ngrënë. Ai tani mund ti kapë ato dhe të krijojë figura e shkarravitje të lavdishme vetëm për ju. Ai mund të luajë lojëra të thjeshta, dhe do të kalojë një kohë të gjatë duke luajtur me emërtimin e pjesëve të trupit – ku ndodhet hunda jote? Ku ndodhet mjekra e mamit? Memoria e tij për ngjarjet, është gjithashtu në zhvillim, kështu që ju mund të shikoni se ai do të mbajë mend gjëra që ju i keni harruar plotësisht, kur ju rivizitoni një vend.

Megjithatë, ai ka ende disa rrugë për të bërë, përpara se të jetë tërësisht i qëndrueshëm. Është e lehtë për të, që të vlerësojë gabim thellësinë e një shkalle apo të pengohet me këmbët e tij kur vrapon drejt jush për t’ju përqafuar. Sigurohuni që çanta e ndihmës juaj të shpejtë është gati për shumë çarje, gunga dhe gërvishtje.

Jeta juaj: Si ti përballoni lotët e fëmijës tuaj

Ju jeni duke mësuar se jo vetëm dy vjeçarët kalojnë nëpër faza “të tmerrshme”. Fëmija juaj mund të tronditet lehtësisht nga sfidat e jetës dhe ti përgjigjet atyre me shumë lot dhe britma. Mos i kërkoni atij që të ndalojë – ai me siguri nuk do të mundet. Në vend të kësaj, tregohuni të durueshme, në dispozicion, dhe të gatshme për ti ofruar atij rehati apo vetëm praninë tuaj, çfarëdo që ai duket se ka nevojë në atë moment. Ai do ta kalojë këtë moment dhe të jetë i mirë përsëri, në qoftë se ju e lini stuhinë të largohet vetë.

Dhëmbë të bardhë si perlat

Mbajtja e dhëmbëve të fëmijës tuaj të pastër dhe të shëndetshëm, është me të vërtetë mjaft e rëndësishme, veçanërisht nëse ato do të zgjasin deri në daljen e dhëmbëve të përhershëm, zakonisht nga mosha gjashtë vjeç e tutje. Dhëmbët bluajtës që dalin në vitin e dytë, qëndrojnë më gjatë. Të mësuarit e fëmijës që ti lajë vetë dhëmbët e tij, është një hap i madh drejt kujdesit për veten, dhe një aftësi për tu inkurajuar edhe gjatë muajve të ardhshëm.

Këshilla për prindërit: Kënaqësia e bibliotekës

'Mbajtja e të vegjëlve të angazhuar me diçka, është një sfidë. Unë ju rekomandoj vizita të shpeshta në bibliotekë. Midis librash, revistash, videosh, CD-sh, dhe veprimtarive të veçanta, ka shumë gjëra për të zgjedhur nga ne' – J.

Ndani këshillat tuaja

Komuniteti

Aktivitetet dhe grupet e të vegjëlve janë një vend i mirë për ti lënë fëmijët tuaj për pak, ndërkohë që ju bisedoni me prindërit e tjerë për të gjetur se si ata po e kalojnë këtë fazë. Vizitoni komunitetin tonë për këshilla.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Problemet e syve trajtohen më mirë më herët, kështu që kërkoni ndihmë nëse fëmija juaj ka ndonjë problem me të parët e tij.

Si ndihmon loja fizike fëmijën tuaj që të mësojë limitet e tij.

Pickimi i insekteve – si t'i trajtojmë ato.

Dëshironi ti blini fëmijës suaj një lodër të re? Ne mund t’ju ndihmojmë të zgjidhni.

/komuniteti