Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/3 vjeç, muaji i parë

Si po rritet fëmija juaj

Urime ditëlindjen, vogëlush! I vogli juaj po bëhet më i pavarur, secilën ditë e më shumë.

Ai tani mund të pregatisë enën me drithëra për vete, dhe madje të vishet pa ndihmën tuaj, edhe pse kordinimi laraman dhe shija mund të jenë shumë ndryshe nga ajo e juaja.

Ai mund të ecë, të qëndrojë, të vrapojë dhe të kërcejë lehtë. Megjithatë, mund ti duhet ekstra koncentrim për të qëndruar në një këmbë.

Jeta juaj: ushqimet familjare

Të ngrënit me familje janë shumë të rëndësishme tani. Qëndrimi ulur së bashku rreth tryezës do ti mësojë fëmiut tuaj maniret e tryezës, siç janë ulja në tryezë dhe inkurajon ndëgjimin, ndarjen dhe komunikimin mes familjes.

Nëse nuk hani të gjithë së bashku çdo ditë, mundohuni ti aranzhoni oraret ashtu që bile një apo dy herë në javë të hani familjarisht.

Planet për ditëlindje

Fëmiu juaj tanimë e di saktësisht se çfarë dëshiron - dhe me sa duket do ti ketë për dhuratë të ditëlindjes. Nëse po planifikoni një aheng për ditëlindjen e tretë të vogëlushit tuaj, pse të mos e involvoni atë në ftesat e ahengut. Mundohuni ta angazhoni rreth vizatimeve për ftesa dhe për letra falenderimi dhe ndihmojini të shkruan emrin e tij, nëse ai do.

Këshilla për prindërit: një ditëlindje e përkryer

"Ditëlindja e tretë e djalit tonë ishte një ankth i vërtetë. Ne ftuam shumë fëmijë në ahengun e tij dhe ai e kaloi tërë pasditen në ankth duke i mbrojtur lodrat e tij nga fëmijët e ftuar. Një mikeshë na tregoi më vonë që më së miri është që të bëhet një listë shokësh që përputhet me moshën e tij – ftoni tre shokë për ditëlindjen e tretë, dhe kështu me rradhë.” – T.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Pse disa fëmijë janë ngrënës me naze.

Ju nevojitet urgjentisht një kujdestare për fëmiun? Kliko këtu për të shiquar mundësitë të gjeni kujdestare tek bebaime.com.