Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/3 vjeç, muaji i pestë

Si po rritet fëmija juaj

Përderisa ju shëtiteni me fëmijën tuaj, mund të ndodh që ta shihni ndonjë burrë me këmbë protetike. Fëmija juaj do ta shikojë atë, dhe do të flasë me zë të lartë, “Babi, çfarë nuk është në rregull me këmbën e këtij burri?” Ky moment dhe zë i lartë mund të ju turpërojë, këto pyetje mund ti hapin derën një bisede shumë me rëndësi, si mosha, gjinia, raca apo paaftësitë. Mundohuni të pvrgjigjeni shkurtimisht: “Ai burri ka patur aksident dhe ka humbur këmbën e tij, dhe mjekët i kanë bërë një këmbë të re.” Mbajini sqarimet sa më të thjeshta. Për shembull, duke i treguar që lëkura ka ngjyra të ndryshme është më e lehtë për tre vjeçarin sesa të zotëroni një diskutim të thellë me terme si “Aziatik” apo “zezak”. Dhe nëse personi për të cilin pyet fëmiu juaj mund të ju dëgjojë, ndoshta është kjo mënyrë më pak ofenduese apo turpëruese.

Me zgjerimin e aftësive gjuhësore te fëmija juaj, ai mund të fillojë të ju tregojë ngjarje elaboruese. Tregimi i ngjarjeve është hap i madh në zhvillimin e parashkollorëve. Kjo ndodh sepse në moshën tre vjeç, fëmija juaj do të jetë në gjendje të kuptojë ngjarje më komplekse: ai mund të provojë diçka, të mendojë për të, dhe më pastaj të tregojë ngjarje për të. Këto ngjarje – reale, fiksime apo kombinim – ndihmojnë fëmijët e vegjël të kuptojnë ngjarjet ditore dhe njerëzit të cilët i takojnë. Ju mund të shihni fëmiun tuaj duke i treguar ndonjë ngjarje vetes apo lodrave të tij. Ato mund të jenë fantastike apo të kombinuara, pjesërisht nga jeta reale dhe pjesërisht narrative. Nëse jeni audiencë, ndëgjojini me vlerësim. Inkurajoni atë, duke i thënë që ngjarjen e tij ta mbush me detale.

Jeta juaj

Ky është një vit i mirë për të mbajtur një listë me të gjitha të thënat qesharake, me fjalët e shpikura dhe me pyetjet që janë bërë nga fëmiu juaj – të gjitha do të kenë shumë vlerë një ditë për të. Mund ta vendosni një copë letër me stiker mbi frigorifer, ku mund ti shkruani të gjitha perlat e thëna nga fëmiu juaj, apo edhe të mbani ndonjë notes të vockël.

A bëheni gjaknxehtë kur fëmija juaj ju injoron? Do të keni rezultate më të mira nëse drejtoni sjelljen e tij me një gjuhë sa më specifike që është e mundur. Për shembull, në vend të “Bëhemi gati për darkën”, thuaj. “Të lutem vendosi katrorkat në kuti dhe laji duart.”

Këshilla për prindërit: mbani errësirë

"E kam mësuar në mënyrë të vështirë që nëse vajza ime zgjohet natën, unë asnjëherë nuk duhet të ndez dritën, edhe nëse kjo nënkupton që të shkojmë në toalet në errësirë. Duhen vetëm ca sekonda drite që ajo të mos kthehet më në krevat për të fjetur”.