Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/3 vjeç, muaji i tretë

Si po rritet fëmija juaj

Duke iu falenderuar fjalorit të përparuar të fëmijës tuaj dhe zotërimit më të mirë gramatikor, ju do të jeni në gjendje të kuptoni më shumë se tre të katërtat e asaj që thotë ai. Ai ndoshta përdorë fjali më të gjata (tre apo më shumë fjalë) dhe fjalor më të pasur për ta kuptuar edhe ai vet.

Madje nëse ai po trajnohet për përdorim të oturakut, ju mund të prisni “aksidente”, sidomos gjatë natës, për muaj apo vite me rradhë. Mos urinimi gjatë natës është hapi tjetër që fëmiu duhet ta mësojë, dhe di të jetë më i vështirë për djemtë se sa për vajzat. Por një gjë është e sigurtë, që tek shumica e fëmijëve kjo shprehi e urinimit në shtrat, kalon vetvetiu.

Fëmiu juaj trevjeçar mund të luajë me fëmijë të tjerë, por zakonisht jo për shumë kohë të gjatë. Një lojë e suksesshme mund të zgjasë më pak se një orë. Shumë nga tre vjeçaret vazhdojnë të luajnë vetëm por afër fëmijëve të tjerë, apo të bashkëluajnë shkurt dhe të kthehen përsëri në aktivitetin e tyre. Sesionet e gjata interaktive të lojërave mund të fillojnë vitin e ardhshëm. Disa fëmijë të turpshëm kanë nevojë për shumë “takime” që të ndihen rehat me një fëmijë tjetër.

Jeta juaj

Kur vogëlushi juaj zgjohet i frikësuar gjatë natës, mos dyshoni se është një ëndërr e frikshme. Është një ngjarje tjetër që mund ti zgjojë fëmijët, e ashtuquajtur terroret e natës.

Terroret e natës shkaktohen kur fëmiu kalon nga gjumi i thellë, në atë më të lehtë, zakonisht në mes të orës 22.00 dhe mesnatës. Fëmija juaj mund të qëndrojë ulur në shtrat apo duke u hedhur vërdallë dhe do të ketë frymëmarrje të vështirësuar. Edhe nëse i ka sytë e hapur, ai nuk do të jetë i zgjuar apo nuk do të ju kthejë përgjegje.

Në fakt, është shpesh e vështirë që ta zgjoni dikë në mes të terroreve të natës, prandaj as mos e merrni mundimin për ta bërë këtë. Vetëm qëndroni me të dhe sigurohuni që është i mirë. Të nesërmen, ai as që do ta mbajë në mend këtë.

Këshilla për prindërit: sulmi i urisë

"Unë asnjëherë më nuk dalë në shëtitje pa ushqim me vete për vajzën time. Më ka ndodhur disa herë që sapo të dalim jashtë shtëpisë, ajo të ketë uri, dhe pastaj më duhej ti blejë ushqim të gatshëm jo të shëndetshëm dhe që kushton më shumë. Tani unë gjithmonë mbajë me vete ndonjë pako me drithëra, me oriz, apo fruta të freskëta".