Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/4 muajsh, java e katërt

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 4 muajsh, java e katërt

Ndjekja e një rutine të mirë – përcaktuar gjatë natës, mund të ndihmojë në vënien e fëmijës tuaj në gjumë. Ushqejeni atë, bëjini një dush, vishini pizhamat, luani një lojë, lexojini një libër, këndojini ndonjë këngë ose vërini pak muzikë, dhe pastaj vëreni për të fjetur.

Duke vendosur një rutinë do t'ju japë ju dhe fëmijës tuaj mjaft kohë për tu lidhur me njëri tjetrin. Ju mund të vendosni të alternoni aktivitetet e vënies në gjumë të fëmijës, bashkë me partnerin tuaj (p.sh ju mund ti bëni dushin fëmijës, ai mund ti lexojë një përrallë, e kështu me rradhë). Ose, për të patur të dy mundësinë për një pushim të rregullt, mund ta bëni këtë gjë me turne, me një person përgjegjës për të vënë fëmijën në gjumë, çdo natë.

Jeta juaj: Kujdesi për veten

Pasi intensitetit të përshtatjes për të jetuar me një fëmijë të ri, shumë prindër arrijnë në një pikë ku zbulojnë se ata janë si strucat që e nxjerrin kokën e tyre nga rëra për të zbuluar një botë më të gjerë. Pafundësia e kujdesit për fëmijën mund të jetë shumë më ndryshe nga ritmi në punë nëse ju keni patur një punë të ngarkuar, apo me shumë ndërveprime me adultë.

Gjashtë mënyra për të rivendosur një ekuilibër të vogël:

1. Futuni në një grup prindërimi. Kontrolloni njoftimet në gazetat lokale apo në libraritë e lagjies për shpalljet e takimeve.

2. Përdorni internetin. Mbani kontaktet me shokët ose familjarët përmes email-it, qëndroni në rrjet me prindër të tjerë, apo thjesht hidhini një sy faqes bebaime.com.

3. Kaloni kohë me veten tuaj. Sigurohuni që të merrni një pushim të duhur – një shans për t'u çlodhur dhe për tu përqëndruar në veten tuaj – të paktën një herë në javë. Idealja, do të ishte të gjenir një gjysmë ore kohë vetëm për ju çdo ditë, ndoshta në kohën e gjumit të fëmijës. Kjo është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet, kur ju keni bërë një foshnjë të vogël, por pak kohë për veten, mund të përbëjë një ndryshim të madh.

4. Lexoni. Mbani një revistë ose një libër pranë vetes për kohën kur fëmija dremit. Edhe nëse kjo mund të nënkuptojë leximin e vetëm pak faqeve në ditë, ju mund të "shpëtoni" nga bota reale, apo të mësoni diçka të re.

5. Mbani një bllok shënimesh ose një ditar. Është në dorën tuaj nëse ju doni ti bëni observimet tuaja publike apo thjesht ti mbani ato privat – thjesht inçizimi i tyre është një mënyrë për të ruajtur shëndetin tuaj.

6. Bëni një bisedë të rriturish. Qoftë kjo peronalisht, apo nëpërmjet telefonit, të biseduarit me një mik, të afërm apo me partnerin tuaj mund të rrisë energjinë tuaj, veçanërisht nëse ju qëndroni larg temave të lidhura me fëmijët.

Këshilla për prindërit: Ngrirja e qumështit të gjirit

'Qumështi i gjirit fare mirë mund të ngrihet në frigorifer e të ruhet i ngrirë, por ai duhet të përdoret brenda një muaji, për shkak se qumështi ynë ndryshon me rritjen e fëmijës.' – L.

Ndani këshillat tuaja.

/komuniteti