Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/4 muajsh, java e tretë

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 4 muajsh, java e tretë

Edhe pse të qarët është ende forma më e fortë e komunikimit të fëmijës tuaj, ai është duke zhvilluar gjithashtu edhe ndjenjën e humorit tashmë. Ai mund të fillojë të qeshë me surpriza të këndshme si p.sh shfaqja e fytyrës tuaj nga poshtë batanijes ose dalja e ndonjë lodre nga një kuti, me kusht që ajo të mos jetë e zhurmshme ose shumë befasuese.

Inkurajoni të qeshurën dhe buzëqeshjet e fëmijës tuaj, përmes fytyrave tuaja gazmore apo një sërë gjestesh të tjera të kësaj natyre. Foshnjet kënaqen kur dëgjojnë tinguj të ndryshëm, dhe ju nuk keni nevojë për lojra apo instrumente të posaçme për ti siguruar ato. Thjesht klikoni gojën, fërshëlleni, ose bëni zhurma të kafshëve të ndryshme – fëmija juaj do ti dashurojë ato!

Jeta juaj: Vështirësitë e mbajtjes së shtëpisë

Kur ju arrini në pikën që rrëmuja në shtëpinë tuaj po ju shkakton stres të vazhdueshëm, mbani tre fjalë të çmuara në mendje: Ulni standardet tuaja. Është e vështirë për tu marrë njëkohësisht me pastrim, lavanderi dhe organizimin e shtëpisë ashtu si jeni marrë para se fëmija juaj të vinte në jetë, sidomos pas momentit kur fëmija juaj është në gjendje të lëvizë dhe ti përhapë të gjitha lodrat gjatë gjithë ditës.

Për të rregulluar diçka nga e gjithë rrëmuja, dhe për tu ndjerë më mirë me veten tuaj, mundohuni të përqëndroheni në objektiva specifikë dhe të arritshëm. Së pari, kujdesuni për nevojat kryesore, dhe pastaj merruni me organizimin e shtëpisë tuaj në mënyra të cilat do ta bëjnë më të lehtë jetën tuaj të përditshme – të tilla si vendosjen e lodrave në një vend të caktuar. Nëse është e mundur, kërkoni ndihmë nga nga dikush për pastrimin e shtëpisë tuaj, në mënyrë që çdo gjë të kthehet në rrugën e duhur. Pastaj bëni një plan veprimi – bashkë me partnerin tuaj – për të mbajtur rrëmujat e ardhshme, në një minimum.

Kjo gjithashtu do ju ndihmojë për të folur në lidhje me frustrimet tuaja edhe me prindër të tjerë. Ata ndoshta do t’ju kuptojnë dhe mund të jenë në gjendje të ndajnë eksperienca që do ju vinë në ndihmë. (Vendi i përsosur për ta bërë këtë është në komunitetin tonë.)

Këshilla për prindërit: Qumështi i gjirit i shtrydhur në shishe

'Unë nuk ndihem shumë rehat për të ushqyer fëmijën tim me gji në publik, kështu që marr me vete një shishe me qumësht të shtrydhur nga gjiri.' – T.

Ndani këshillat tuaja.

/komuniteti