Fëmija juaj mund të fillojë të tregojë disa shenja të arritjes së parë të madhe emocionale – ankthi nga të panjohurit. Ai mund të shqetësohet e të bëhet ankthioz rreth të panjohurve (madje edhe personave të njohur), dhe mund të qajë me zë të lartë, nëse një i panjohur befas i afrohet atij.
Mbajeni këtë në mendje kur jeni përreth njerëzve tëcilët ai nuk i njeh, dhe përpiquni që të mos e ndjeni veten në siklet nëse fëmija juaj qan kur është në krahët e dikujt tjetër – thjesht merreni atë sërish dhe qetësojeni ngadalë duke e mbajtur në krahët tuaj. Tregojini miqve tuaj dhe familjarëve që ti afrohen fëmijës më ngadalë dhe me butësi.
Rasti i ankthit nga të panjohurit, nuk do të thotë që ju të shmangni fytyrat e reja. Fëmija juaj do të përfitojë nga të mësuarit për të qenë rreth personave të tjerë veç jush dhe partnerit tuaj. Vetëm mos harroni që ai ka nevojë për durimin dhe mirëkuptimin tuaj për të kaluar nëpër këtë fazë shumë të rëndësishme të zhvillimit të tij.