Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/10 muajsh, java e katërt

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 10 muajsh, java e katërt

Fëmija juaj tani ka filluar që të kuptojë disa udhëzime të thjeshta, megjithëse ai ndonjëherë qëllimisht mund të zgjedhë t’ju injorojë kur ju i thoni "jo" (Për të krijuar mundësinë që kjo fjalë të ketë një peshë pak më të madhe, përdoreni atë me masë, vetëm për vendosjen e kufijve të rëndësishëm).

Edhe pse fëmija juaj mund të mos e kujtojë të nesërmen atë që ju i keni thënë sot, nuk është shumë shpejt për të filluar të vendosni disa kufij të caktuar dhe për të filluar mësimin e disa prej dallimeve të rëndësishme, si p.sh. e drejta nga e gabuara dhe e sigurta nga e pasigurta.

Jeta juaj: Ekuilibri mes punës dhe familjes

Personaliteti juaj ka ndryshuar që prej kohës së lindjes së fëmijës, dhe ju mund të pyesni veten se sa do të mund të integroheni apo të përshtateni si prindër dhe në të njëjtën kohë edhe si punëtorë në vendin e punës tuaj. Përgjigja varet kryesisht nga kultura dhe stili i caktuar i vendit të punës tuaj. Shikoni përreth dhe vëzhgoni me kujdes se sa nëna dhe baballarë të tjerë ndodhen në të njëjtën situatë si edhe ju, dhe udhëhiquni nga shembulli i tyre. A i shfaqin mbikëqyrësit tuaj fotografitë e familjeve të tyre? A përfitojnë prindërit e tjerë nga mundësitë e ndryshme që ofrohen, si p.sh. ndonjë orar i shkurtuar?

Ju mund të keni nevojë për të marrë ndonjë pushim ose për të kufizuar orët që ju punoni, për shkak të fëmijës tuaj. Nëse peshoni se cili prioritet – fëmija apo puna – ka përparësi në një situatë të caktuar, është mirë që të merrni parasysh fleksibilitetin e vendin tuaj të punës, kohën totale që keni në dispozicion, dhe mënyrën se si e keni zgjidhur kujdesin ndaj fëmijës tuaj. Kur fëmija juaj është i sëmurë, ju mund të preferoni të qëndroni vetë me të, ndërkohë që mund të lini bashkëshortin tuaj ose dadon të merret me gjërat e tjera, për shembull. Ose ju mund të vendosni për të qënë pranë fëmijës tuaj, për të gjitha vizitat mjekësore, por duke u përpjekur për ti rregulluar ato pas orarit të punës, në mënyrë që të minimizoni kohën e qëndrimit larg nga puna juaj.

Pastaj, në vend që të përqëndroheni në kohën gjatë të cilës ju nuk mund të jeni në punë, mendoni se si të shfrytëzoni në mënyrë sa më efikase kohën që ju kaloni atje. Konsideroni mbajtjen e rregullt të listave me “gjërat për tu bërë“, duke punuar në orarin e pushimit të drekës në vend të qëndronin pas orarit të punës, si dhe eleminimin e sa më shumë aktiviteteve personale në punë, që të jetë e mundur.

Këshilla për prindërit: Këshilla për kohën e darkës

'Fëmijës tim nuk i pëlqen aspak kur unë e marr për ti fshirë duart dhe fytyrën. Unë bëj sikur po fshij fytyrën time të parën duke thënë: "ne fshijmë në fillim fytyrën e mamit, pastaj ne fshijmë fytyrën tënde”. Atij i pëlqen shumë kjo gjë dhe kështu fillon të qeshë, në vend që të qajë dhe të bërtasë' – H.

Ndani këshillat tuaja.