Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/10 muajsh, java e tretë

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 10 muajsh, java e tretë

Fëmija juaj tashmë mund të ecë ndërkohë që mbahet duke shtrënguar duart tuaja, dhe ai do të zgjasë krahun ose këmbën e tij për t'ju ndihmuar juve kur jeni duke e veshur atë. Në kohën e ushqimit, ai mund të jetë në gjendje për të kapur një gotë me duart e tij, dhe për të pirë prej saj në mënyrë të pavarur (edhe pse disa fëmijë nuk munden ta bëjnë këtë edhe për disa muaj në vazhdim). Ai gjithashtu mund të jetë në gjëndje që të hajë vetë një vakt të tërë, duke e kapur ushqimin me duar.

Pasi fëmija juaj të jetë në gjendje për të pirë vetë nga një filxhan, ju mund t’ju duhet të tregoheni të kujdesshme, sepse pasi ai pasi të ketë pirë, mund ta vendosë filxhanin butësisht mbi tavolinë, por në të njëjtën kohë mund të vendosë që ta gjuajë atë.

Jeta juaj: Funksionimi me më pak gjumë

Askush nuk funksionon mirë kur nuk bën gjumë aq sa duhet. Këtu janë disa taktika të provuara dhe të testuara, për ato momente kur mungesa e gjumit ju mbërthen:

• Dilni jashtë për të marrë ajër të pastër. Një shëtitje e shpejtë në parkun pranë shtëpisë tuaj, mund të bëjë mrekullira.

• Edhe më mirë akoma, do të ishte nëse e çoni fëmijën tuaj për të bërë not. Kjo do t’ju rifreskojë juve dhe në të njëjtën kohë, do ta lodhë fëmijën tuaj, kështu që ju mund të bëni një gjumë më të mirë gjatë natës.

• Pini shumë ujë – dehidratimi mund ta përkeqësojë lodhjen tuaj.

• Merrni një sy gjumë kur mundeni. Një dremitje prej 15 minutash, ndërkohë që fëmija juaj fle, ose gjatë kohës tuaj të pushimit në drekë nëse jeni kthyer në punë, mund t'ju ndihmojë të ndiheni më energjike gjatë pasdites.

Këshilla për prindërit: Rutina e qëndrueshme

'Unë mendoj se të mbajturit e një rutine të qëndrueshme, që nga lindja, është me të vërtetë një mënyrë mjaft e mirë për ta bërë fëmijën tuaj të ndihet i lumtur dhe i sigurtë. Vajza ime e vogël shkon në shtrat në orën 8 çdo mbrëmje dhe nuk njeh orare të tjera, kështu që ajo sillet shumë mirë në kohën e gjumit' – L.

Ndani këshillat tuaja.