Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/11 muajsh, java e dytë

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 11 muajsh, java e dytë

Fëmija juaj tashmë me siguri kënaqet duke parë libra të ndryshëm, dhe duke shfletuar nëpër faqe, ndonëse ai nuk do ti kalojë faqet gjithmonë një nga një. Kënaquni me libra që kanë foto të mëdha, ose me libra të cilët mund të qëndrojnë lehtësisht në gishtat e vogla të fëmijës tuaj.

Për ti shtuar më shumë variacion kohës për lexim të fëmijës tuaj, dhe njëkohësisht për të gjetur se çfarë e tërheq më shumë atë, provoni bibliotekën e lagjies tuaj, ose seksionin e librave për fëmijë në ndonjë dyqan librash.

Jeta juaj: Festimi i ditëlindjes së parë të fëmijës tuaj

Është e vështirë të duket e mundur, por dita e madhe - festa e ditelindjes është duke u afruar. Një paralajmërim: Fëmija juaj do të jetë tejet i pavëmendshëm në lidhje me të gjitha gjërat që e rrethojnë, pavarësisht nga çfarë mund të bëni ju, dhe pa marrë parasysh se sa me kujdes ju planifikoni. Megjithatë mbani parasysh, se ngazëllimi shumë i madh mund ta trondisë atë.

Megjithatë, ju nuk mund të mohoni faktin se një mama apo një baba dëshiron të festojë. Këtu janë disa ide:

Festa në shtëpi. Bëjeni festimin të bukur dhe të thjeshtë, duke e organizuar atë në shtëpinë tuaj ose në kopsht. Fëmija juaj do të ndihet më rehatshëm atje, dhe është më e lehtë për ju që të organizoni ushqimin dhe dekoracionet. Ftoni disa fëmijë të njohur.

Bëjeni një çështje familjare. Planifikoni një drekë apo darkë me të afërmit tuaj. Fëmija juaj do të gëzohet duke parë plot fytyra të lumtura, dhe të njohura, dhe nëse ju bëni shumë foto, fëmija do të mund të ketë kujtime të përhershme të çdokujt që e do atë.

Nxirreni atë jashtë. Nëse fëmija juaj e ka ditëlindjen gjatë verës, zgjidhni një park në natyrë apo shesh lojërash dhe bëni një piknik të veçantë vetëm për familjen tuaj.

Shkoni në një kënd lojrash për foshnja. Shikoni për të organizuar një festë në këndin e lojrave të fëmijës tuaj, në lagjien tuaj, ku do të jetë plot me fëmijë të vegjël dhe plot me aktivitete të sigurta për mysafirët e vegjël.

Ndajeni ditëlindjen. Shikoni nëse ndonjë nga miqtë tuaj është duke festuar ditëlindjen e fëmijës së tij rreth të njëjtës kohë, dhe organizoni një festë së bashku. Kjo është një ide e mirë në qoftë se ju keni mbajtur kontaktet me shokët e kursit të lindjes së fëmijës tuaj, ose jeni pjesë e një grupi prindërish që ndajnë data të përafërta lindjeje. Por edhe këtu, është më mirë për të kufizuar numrin e të ftuarve.

Këshilla për prindërit: Dalja e dhëmbëve

'Ngrini një kos natyral për të bërë lëpirëse të akullta, dhe kështu fëmija juaj do të mund të shijojë diçka të shëndetshme, ndërsa lehtësohet nga dhimbja e mishrave të dhëmbëve' – S.

Ndani këshillat tuaja.