Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/11 muajsh, java e katërt

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 11 muajsh, java e katërt

Nëse fëmija juaj nuk është ende duke ecur tashmë, ai ka të ngjarë që të ndërmarrë hapat e tij të parë të pavarur shumë shpejt. (Në qoftë se kjo gjë nuk ndodh shpejt, mos u shqetësoni. Disa bebe krejtësisht normale fillojnë të qëndrojnë në këmbë rreth moshës 16 ose 17 muajshe).

Ju mund ta inkurajoni fëmijën tuaj për të ecur, duke qëndruar në këmbë ose e gjunjëzuar para tij dhe duke i zgjatur atij duart tuaja. Ose mbajini të dyja duart e fëmijës tuaj dhe vëreni atë të ecë drejt jush. Nëse ai është si shumica e fëmijëve të tjerë, fëmija juaj do ti marrë këto hapa të hershëm me krahët e tij të zgjatur anash (për ekuilibër) dhe të kthyer tek bërrylat, me këmbët e tij të kthyer jashtë, dhe me fundshpinën e tij të nxjerrë nga mbrapa (edhe kjo për ekuilibër).

Si gjithmonë, sigurohuni që fëmija juaj të ketë një mjedis të butë, të sigurt, në të cilin të zhvillojë aftësitë e tij të reja. Ndiqni udhëzimet standarte të sigurisë për fëmijën dhe mos e lini fëmijën tuaj asnjëherë pa mbikëqyrje. Dhe mbajeni kamerën gati!

Jeta juaj: Mposhtja e pasigurisë prindërore

Pothuajse çdo mama dhe baba ndihet i pasigurt për aftësitë e veta prindërore në një pikë ose në një tjetër. Mundohuni ti besoni instinkteve tuaja – por gjithashtu mos harroni se shumë prej aftësive tuaja (dhe besimit) vjen nga eksperienca dhe edukimi. Gjithkush bën gabime nganjëherë – kjo është mënyra se si ne mësojmë. Bëni pyetje (komuniteti ynë është një vend ideal për të filluar) ose kontrolloni më mirë gjërat kur jeni të pasigurt për diçka. Me kalimin e kohës, ju do të ndiheni më të sigurt për njohjen e nevojave të fëmijës suaj dhe aftësinë tuaj për të përmbushur ato. Pasiguria mund të mos zhduket krejtësisht, por ajo gjithashtu, është pjesë e prindërimit.

Një mënyrë tjetër e mirë për të marrë mbështetje dhe për të lehtësuar stresin e të qënit një prind i mirë, është që të bashkoheni me grupet për prindërit. Atje, ka të ngjarë që ju të hasni në të tjerë prindër me dyshime dhe shqetësime të ngjashme me tuajat. Thjesht duke dëgjuar dhe duke parë se si të tjerët shqetësohen dhe e humbin ekuilibrin, mund t'ju japë ju një perspektivë të dobishme. Dhe në qoftë se ju duket sikur ata janë të gjithë të përsosur, kjo është vetëm për shkak se ju jeni duke i lejuar pasiguritë tuaja të veshin atë çfarë ju shihni. Njihini më mirë ata dhe ju do të zbuloni se përfundimisht çdo mama dhe çdo baba i ka dobësitë e veta.

Këshilla për prindërit: Këshilla udhëtimi

'Gjatë udhëtimeve të gjata me makinë, ne shpesh nisemi rreth gjysmë ore para kohës së gjumit të vajzës tonë, të veshur me pizhamat e saj. Rrugët janë më të qarta në mbrëmje, dhe ajo mund të flerë me lehtësi në mënyrë që të zgjohet shpejt pas mbërritjes.' – J.

Ndani këshillat tuaja.

/komuniteti