Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/11 muajsh, java e tretë

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 11 muajsh, java e tretë

Duke qënë se fëmija juaj është perceptues dhe i kap gjërat tashmë, kjo është një kohë e mirë për të filluar e për ti mësuar fëmijës tuaj se si të ndihmojë. Theksojini fjalët "të lutem" dhe "faleminderit" dhe kthejini punët e ndryshme, si p.sh. rregullimin e lodrave, në momente gazmore, duke i kthyer ato në një lojë. Megjithëse ai ndoshta ende nuk e ka idenë e saktë të asaj që po ndodh, nuk është shumë herët për të filluar. Ndajeni detyrën në pjesë shumë të vogla. Në këtë moshë, ai ka nevojë që ju të punoni me të dhe të jeni në krahun e tij.

Jeta juaj: Zvogëlimi i faturave të majme ushqimore

Megjithëse fatura juaj e supermarketit mund të jetë një nga shpenzimet më të mëdha të familjes suaj çdo muaj, ajo është në të njëjtën kohë edhe njëra nga më të lehtat për tu zvogëluar disi. Kjo për shkak se fatura përmban shumë artikuj.

Para se të zgjidhni atë që blini, mendoni rreth tyre, kur jeni duke blerë. Mundohuni që të shkoni në supermarket kur partneri juaj (apo dikush tjetër) ka mundësi të kujdeset për fëmijën tuaj. Duke qenë më pak të hutuar dhe duke patur më shumë kohë, ju do ta keni më të lehtë për të blerë me kujdes, dhe për të kufizuar blerjet e nxituara ose blerjet impulsive.

Është gjithashtu e dobishme që të shikoni se si ju blini. Gjithmonë mbani me vete kartën e regjistrimit apo kuponin e zbritjeve (në qoftë se dyqani juaj e ofron një të tillë) dhe një listë specifike të pazarit që do bëni. Mbani një listë të ushqimeve që familja jua konsumon më shpesh dhe furnizohuni më shumë, kur çmimi është i ulët.

Konsideroni ndryshimin e asaj që blini. Një alternativë është që të blini ushqime në sasi të mëdha, nëse i konsumoni ato shpesh, ose nëse keni hapësirë ku mund ti ruani. Me raste, provoni alternativa të tjera në vend të mishit, të cilat përgjithësisht kushtojnë më pak. Kufizoni ushqimet e gatshme dhe komoditetet e tjera të ushqimeve – të gatuarit nga fillimi jo domosdoshmërisht të merr shumë kohë, dhe është shumë më e lirë. Për më shumë ide për të gatuarit e thjeshtë të ushqimeve familjare, shikoni recetat tona të ngrira.

Mundohuni të bëni pazar online në supermarketin tuaj, nëse ofrohet kjo mundësi. Ju mund ta bëni atë në një kohë që jeni e lirë, dhe nëse keni një listë, ju nuk do të jeni e hutuar nga blerjet e tjera të panevojshme, dhe nuk do të endeni lart e poshtë rradhëve të supermarketit.

Së fundi, shikoni ku blini. A është vërtet supermarketi i lagjies tuaj vendi më i përshtatshëm apo vendi me çmimet më të ulëta?

Këshilla për prindërit: Të thuash 'natën e mirë'

'Çdo natë, përpara se vajza jonë e vogël të shkojë në krevat për të fjetur, ne i tregojmë asaj emrin e ditës tjetër dhe atë që ne do të bëjmë gjatë saj. Ne mendojnë se kjo i jep asaj një ndjenjë sigurie që nuk ka të papritura të dala në minutën e fundit, të cilat mund ta mërzisin atë' – P dhe M.

Ndani këshillat tuaja.

/komuniteti