Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/9 muajsh, java e dytë

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 9 muajsh, java e dytë

Gjatë kësaj jave, fëmija juaj do të fillojë të mbajë mend më shumë informacione specifike, të tilla si p.sh. në cilin vend janë lodrat e tij nëpër shtëpi. Ai do të jetë gjithashtu në gjendje që të imitojë veprimet që mund ti ketë parë që një javë më parë.

Këto aftësi tregojnë se fëmija ka kujtesë dhe mban mend – ka aftësi për të kujtuar disa detaje të një përvoje të veçantë për një kohë të shkurtër – edhe pse ai ende nuk i mban mend pjesën më të madhe të përvojave të veta. Kujtesa e ndërgjegjshme dhe e përhershme për ngjarjet specifike nuk do të zhvillohet deri në vitin e dytë apo të tretë të jetës së fëmijës tuaj, kur gjuha e vërtetë të zhvillohet tërësisht.

Jeta juaj: Stilet e ndryshme të prindërimit

Çdokush ka një stil paksa të ndryshëm dhe prioritete të ndryshme, kur vjen puna për të rritur fëmijët e tyre. Megjithatë, nganjëherë mund të jetë e vështirë për ju, që të mos flisni, kur shikoni një prind që e njihni, i cili është duke bërë diçka të cilën ju nuk do ta bënit.

Mos harroni se metodat e prindërimit janë shumë personale dhe se diçka që funksionon për ju mund të mos funksionojë për mikun tuaj. Gjithashtu mendoni se si ndiheni ju kur kritikoheni nga njerëz të panjohur duke ju urdhëruar që ti vishni një kapele fëmijës tuaj, ose të afërmit të cilët nuk pajtohen me mënyrat tuaja për të vënë fëmijën në gjumë apo me rutinat e të ushqyerit. Pyesni veten nëse ja vlen që ta ngrini si çështje diçka që ju irriton dhe ju. Shpesh nuk ekziston "përgjigja e drejtë", por në fakt zgjidhje të cilat funksionojnë më mirë në situata të veçanta.

Ndonjëherë rruga më e mirë është të pajtohen me faktin që nuk pajtoheni. Mundohuni të shmangni diskutimin e pikëpamjeve të kundërta, dhe përqëndrohuni në rradhë të parë në interesat tuaja të përbashkëta, që ju kanë bërë mikesha. Nga ana tjetër, në qoftë se kjo metodë e mikut tuaj, prek fëmijën tuaj (sepse p.sh. ajo apo fëmija i saj, e trajtojnë fëmijën tuaj në një mënyrë që ju shqetëson – për shembull, fëmija i saj e qëllon ose kafshon në mënyrë të përsëritur fëmijën tuaj dhe mikesha juaj e injoron këtë sjellje), atëherë ju duhet të flisni për këtë. E njëjta gjë vlen edhe në qoftë se ju mendoni se ajo është duke bërë diçka që rrezikon fëmijën e saj – ajo mund të mos ketë informacion sa ju dhe mund të mos jetë në dijeni të rreziqeve të mundshme. Jini të ndershme dhe specifike në lidhje me shqetësimin tuaj. Në të njëjtën kohë, përpiquni të theksoni fort se ju jeni duke e bërë një bisedë për këtë çështje, për shkak se doni të qëndroni mikesha të mira. Nëse ajo nuk reagon, ju do t’ju duhet të vendosni për të bërë atë që mendoni se është më e mirë për ju dhe fëmijën tuaj.

Këshilla për prindërit: Ushqimet e ngurta

'Fëmija im nëntë muajsh ka shumë dëshirë të ushqehet vetë, kështu që unë i jap atij disa feta mollë, dardhë dhe kajsi të gatuara pjesërisht me kanellë. Ato janë të lehta për ti mbajtur dhe atij i pëlqejnë me të vërtetë shumë.' – B.

Ndani këshillat tuaja.