Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Babai dhe fëmijët – 6 mënyra të mira për t`u argëtuar

Dhurata më e çmuar të cilën secili baba mund ti jap fëmijës së tij, është koha e kaluar së bashku. Edhe nëse jeni koka tradicionale e shtëpisë, babai modern apo njerku, duhet të dini që asnjë lodër, video lodër apo dhuratë tjetër, nuk mund të matet me shoqërimin me fëmijën tuaj. Por, ndonjëherë nuk është e lehtë të gjeni aktivitetin e përshtatshëm për kohë kualitative me fëmijën, prandaj ne kemi përgatitur disa propozime interesante.

 

1. Tregojini fëmijëve përralla

Fëmijët e vegjël me të vërtetë kënaqen kur u tregoni përralla. Përveç kësaj, kjo është një mënyrë shumë argëtuese ti kushtoni kohën vogëlushit tuaj.

Mundohuni që të gjeni një tregim interesant dhe të kënaqeni në botën e imagjinatës së bashku me fëmijën.

 

 

2. Çkyçni TV-në

E pabesueshme, se si TV-ja është bërë pjesë e pandashme e jetës familjare në ditët e sotme. Është e saktë që shikimi familjar i TV-së mund të jetë argëtues, ndonjëherë edhe arsimorë, por në këtë mënyrë definitivisht nuk realizoni interakcion me fëmijët, e as nuk e kaloni kohën e përbashkët në mënyrë kualitative. Kjo madje është edhe shpesh një justifikim për mungesën e komunikimit në familje.

Mendoni rreth asaj nëse dëshironi që në qëndrimet dhe në mënyrën e të menduarit të fëmijës tuaj, të ndikojë programi televiziv (në mes të ndikimit të moshatarëve, përvojave shkollore dhe TV-së, zëri i prindërve do të ndëgjohet çdo herë e më pak, sidomos nëse kohën e përbashkët e kaloni duke mos biseduar).

3. Kaloni një natë së bashku

Kaloni një natë në javë me familje dhe premtojini që do ti përmbaheni atij plani. Gjatë këtyre mbrëmjeve prindërve nuk u lejohet të merren me punë zyre apo shtëpie, të bëjnë telefonata, ndërsa fëmijët atë natë nuk kanë nevojë të merren me mësime apo sport, ajo është natë e dedikuar posaçërisht për familjen. Për këtë natë, planfikoni aktivitete të cilat i përfshijnë të gjithë, qofshin lojërat shoqërore, pregatitja e përbashkët e ndonjë ëmbëlsire apo pregatitja e ndonjë shfaqjeje mini teatrale ku secili e ka rolin e tij.

Pjesëmarrja e përbashkët dhe bashkëpunimi është ajo që e bën një natë të familjes (mendoni rreth aktiviteteve të të mësuarit, për shembull ndëgjimi i muzikës ose leximi i një libri është plotësisht legjitim, por nuk përmbush qëllimin kryesor të kësaj mbrëmje).

Mbrëmjet familjare, posaçërisht në kohën kur shumë familje përballen me problemet ditore dhe obligime, mund të bëhen lidhja juaj për t`u ndjerë të bashkuar dhe për të forcuar këtë lidhje familjare.

4. Hani së bashku

Shumë familje kanë pak e më pak kohë për interakcion, dhe shpesh harrojnë në rastet për të qenë së bashku dhe për t`iu përkushtuar familjeve – shujtat e përbashkëta. Ditëve të punës për shumicën e familjeve është e pamundur që ti organizojnë që të tre shujtat së bashku, por së paku për një shujtë në ditë, të jenë të bashkuar rreth tryezës dhe të kalojnë një kohë të përbashkët kualitative.

Krahas asaj që, dreka familjare e së dielës është kohë për shoqërim, në këtë mënyrë krijoni edhe shprehi të shëndosha ( shpesh është më e lehtë të zgjedhim ushqim të shpejtë jo të shëndetshëm, prandaj koha e ndarë për pregatitjen e shujtës familjare u shpaguhet dyfish). Familja e bashkuar rreth tryezës, i dhuron familjes mundësinë për të ngrënë një shujtë të qetë pa stres.

5. Ndihmoni fëmijën në detyrat e shtëpisë

Fëmijët e moshës shkollore, shpesh presin nga baballarët që t`iu vëhen në ndihmë për ti përfunduar detyrat e shtëpisë. Edhe pse ndonjëherë nuk mund ti rikujtoni të gjitha çfarë keni mësuar në shkollë apo çfarë ka ndryshuar gjatë kalimit të kohës dhe fëmijët tani po mësojnë edhe gjëra të reja, prandaj mos t`ju vie vështirë që të shfletoni ndonjë libër apo që të kërkoni në internet përgjegjen për ndonjë pyetje. Fëmijët kërkojnë ndihmën tuaj, sepse ndjejnë se mund të gjejnë përkrahje në ju.

Është ide e mirë që të krijoni vend të posaçëm në shtëpi, ku fëmija mund ti kryejë detyrat e shtëpisë, ku mund të ketë në dispozicion të gjithë materialin e nevojshëm dhe sidomos nëse vogëlushi juaj nuk është aq entuziast në lidhje me këto obligime. Shfrytëzoni këtë kohë për të zhvilluar ndjenjat e përkrahjes familjare.

6. Kënaquni, madje edhe në kohë të ftohtë

Edhe pse të ftohtit dhe ditët e shkurtëra, në të rriturit ndikojnë në mënyrë depresive, sidomos kur mendojnë rreth shkuarjes në punë nëpër borë e akull, fëmijët dijnë të kënaqen në lojërat dimërore. Bashkohuni me ta dhe pranoni entuziazmin e tyre!

Së bashku me vogëlushët tuaj, kujtoni lojërat dhe argëtimet gjatë periudhës kur keni qenë ju fëmijë, dërgojini për të skijuar, bëni dordolecë, ndërsa pasi që të ktheheni në ngrohtësinë e shtëpisë, kënaquni me çokolatë të nxehtë. Mos harroni, dimri për fëmijët nuk nënkupton festa familjare dhe dhurata, kënaquni në lumturinë e tyre dhe ndajeni së bashku me ta.

 

Aktivitetet të cilat i kemi përshkruar si disa “caqe të sigurta” janë në bazë të përvojave të shumë baballarëve, por lirisht vëni imagjinatën tuaj në dëshirë dhe gjeni modelin tuaj të preferuar të shoqërisë baba – fëmijë. Ndani edhe me ne, përvojat tuaja!