Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Si të përkujdeseni për dhëmbët që dalin dhe mishin e dhëmbëve të foshnjës tuaj

A duhet të filloj ta pastroj mishin e dhëmbëve të foshnjës sime para se ti kenë dalur dhëmbët ?

Po. Edhe para se foshnjës tuaj ti kenë dalur dhëmbët e tij të parë është mirë që të krijoni shprehinë e larjes së mishit të dhëmbëve të tij me gazë higjienike apo me cukël të butë dhe të lagësht. Nuk keni ende nevojë për të përdorur pastën e dhëmbëve. Thjesht mbështjellni gazën apo cuklën e lagur rreth gishtit tuaj tregues dhe fërkoni në mënyrë të butë mbi mishin e dhëmbëve.

Bakteriet të cilat gjenden në gojë zakonisht nuk janë të rrezikshme para se të kenë dalur dhëmbët, por nuk mund ta dini se kur do t’ia nisin të dalin dhëmbët e parë, prandaj është e këshillueshme që të filloni herët me pastrimin e mishit të dhëmbëve. Duke e mësuar foshnjën tuaj me pastrimin e mishit të dhëmbëve si pjesë rutinore e secilës ditë, ajo do ta bëjë më të lehtë kalimin në larje me brushë e cila do të pason më vonë.

Cila është mënyra më mirë për ti larë dhëmbët e foshnjës sime kur fillojnë ti dalin dhëmbët ?

Por sa fillojnë ti dalin dhëmbët e parë fëmijës tuaj (diku rreth muajit të 6-të), përkujdesuni që të gjeni një brushë dhëmbësh për fëmijë që ka kokë të vogël me fije sintetike dhe me dorëze ca më të madhe dhe të rehatshme për dorën tuaj.(Në qoftë se fëmiu juaj është i shëndetshëm dhe ende nuk i kanë dalur dhëmbët e tij të parë me mbushjen e 1 viti mos u merakosni,tek ca fëmijë ata nuk dalin deri edhe në moshën 15 – 18 muaj).

Përderisa i pastroni në mënyrë të rregullt dhëmbët e fëmijës tuaj, ju ende nuk do të keni nevojë pastë të dhëmbëve. Vetëm pastroni dhëmbët e tij me brushë në mënyrë të butë 2 herë ne dite, ne te dy anet, te mbrendshme dhe ate te jashtme. Pastrojani me brushë dhe gjuhën poashtu (në rast se ju lejon) se për t’ia larguar bakteriet të cilat mund të shkaktojnë erë të keqe nga goja. Një fërkim i shpejtë është i mjaftueshëm. Zëvëndësoni brushën menjëherë si të bëhet e vjetëruar dhe shpurprishur.

Kur do ti nevojitet fluridi foshnjes sime, dhe si mund ta dijë se është duke marre sasinë e duhur ?

Dhëmbët në zhvillim të foshnjës tuaj mund të kenë dobi nga pak flurid. Ky mineral ndihmon në parandalimin e prishjes së dhëmbëve, duke forcuar përbërjen e dhëmbëve dhe duke bërë më të rrezistueshëm ndaj acideve dhe bakterieve të dëmshme. Shumica e ujërave të pijshëm komunal janë të pasuruar me flurid (mund të thirrni ujësjellësin komunal për të pyetur rreth kësaj gjëje). Poashtu uji i fabrikuar në shishe të plastikës mund të ju tregojë për përmbajtjen fluridit e ujit në shishe.

Nëqoftëse e merrni ujin e pishëm nga pusi, atëherë do të duhej të bleni aparatin për testimin e ujit nga ambulanca, shitoret, apo farmacia e afërt. Në rast se rezultatet e testit tregojnë përmbajtje prej më pak se 3% në 1 milion, atëherë duhet pyetur mjekun se a duhet dhënë flurid shtesë (sasia e rekomanduar për fëmijët deri në 3 vjeç është 25 miligram në ditë). Mjeku mund të ju përshkruaj flurid në formë pikash të cilat mund ti shtoni në shishën apo ushqimin e tij një herë në ditë. Akademia e Pediatërve Amerikane nuk këshillon përdorimin fluridit shtesë tek fëmijët gjer në moshën 6 muajsh.

Nëqoftëse jetoni në regjion me ujë të fluridizuar, ai nuk do të merr flurid nga gjinjet e juaj, por ai do ta marre atë nga uji me të cilin ju i bëni përzierjet i tij për të pirë, në rast se ai ujë ka flurid. Uji i plastifikuar apo lëngjet e frutave mund të përmbajne flurid, por sasia e përmbajtur është rrallë herë e shënuar në shishe.

Pak flurid i bën mirë dhëmbëve të fëmijës tuaj, por teprimi në sasi mund të çoje deri tek çregullimi i quajtur 'fluorosis' (fluroza), e cila në rastet e lehta mund të shkaktojë pika të bardha në dhëmbët e fëmijëve tuaj. Akademia Amerikane e Dentologjisë Pediatrike rekomandon që të pritni deri në moshën 2 vjeç të fëmijës tuaj për ta përdorur pastën e dhëmbëve me flurid, dhe edhe atëherë duhet ta lejoni që të përdor vetëm sasi të vogël (sa një kokërr bizeleje) sa herë që ia lani dhëmbët. Kjo është për shkak fëmijët e vegjël kanë tendenca më shumë të gëlltitin pastën e dhëmbëve se sa ta qesin jashtë nga goja, dhe gëlltitja e tepruar e pastës për dhëmbë, me kalimin e kohës mund të çojë deri tek fluroza - ('fluorosis').

Kur do të duhet të fillojë që ta dërgojë fëmiun tim tek dentisti ?

Koha për vizitën e parë tek dentisti është pak kontraversiale. Akademia Amerikane e Dentologjisë Pediatrike sugjeron që ta dërgoni fëmijën tuaj tek dentisti në moshën 3 vjeç, përveç në rast se mjeku i tij vëren ndonjë problem i cili kërkon vëmendje më të hershme, apo në rast se mendon se fëmiu juaj mund të këtë ndonjë problem dental. (Rreziqet përfshijnë historinë e kavitisit në familje dhe shëndet të dobët të dhëmbëve gjatë shtatëzanisë suaj). Në rast se mjeku mendon së fëmija juaj është në rrezik atëherë ai do të ju dërgojë tek dentisti 6 muaj pas daljes së dhëmbëve të parë ose rreth moshës 1 vjeç të jetesës cilado që vjen e para. Gjatë vizitave të rregullta tek mjeku, ai duhet të kontrollojë se a janë duke iu rritur dhëmbët në mënyrë normale. Mjeku poashtu duhet të pyet për dietat dhe higjienën e dhëmbëve dhe do të mund të përshkruaj dhe përdorimin e fluridit.

Akademia Amerikane e Dentologjisë Pediatrike dhe Asosacioni Dental Amerikan, prapëseprapë rekomandon që ta sjellni fëmijën tuaj në kontroll tek dentisti prej moshës 6 deri 12 muajsh. Ata kanë vërejtur se në 30 vitet e fundit në Amerikë, prishja e dhëmbëve tek foshnjat nuk ka pësuar rënie si tek dhëmbët e të rriturve, dhe se rreth 40% e fëmijve kanë prishje të dhëmbëve gjer në moshën 5 vjeç. Një kontroll i hershëm dental do ta gjente problemin te cilin mjeku juaj më vonë nuk do të mund ta gjente apo ta diagnostikonte. Vënia e hershme e kontaktit me dentistin, thonë Akademikët, ju mundëson familjeve të kenë informim të rëndësishëm rreth gjendjes së tyre shëndetsore, dhe poashtu përkujdesje në rastet emergjente si dhe ato rutinore të ditëpërditshme.

/komuniteti