Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Lirohuni nga frika e të qenit prind

Frikën të cilën e ndjejnë shumica e njerëzve në rolin e prindit, rrjedh më së shumti nga fakti që, egzistojnë shumë gjëra të cilat nuk mund ti kontrollojmë në jetën e fëmijëve tanë. Psh. sa do të jetë i gjatë, a do të jetë i bukur, a do të jetë sportist apo muzikant, apo ndoshta shkencëtar, a do të ketë shumë shoqëri, etj, etj.

Nëse dëshirojmë të jemi të sinqertë, duhet të pranojmë që shumica prej nesh mendojnë për këto. Dhe për këtë, duhet të mundohemi që fëmijëve tanë, ti ndihmojmë sa më shumë për realizimin e të gjitha gjërave që dëshirojnë apo çfarë ne dëshirojmë për ata.

Por, sa prej nesh me të vërtetë ndalemi dhe pyetemi se: “çfarë me të vërtetë nënkupton me, më të mirën për fëmijën tuaj”?

A mund të rishqyrtoni vlerat tuaja dhe qëllimet për fëmijët tuaj, pa pasur frikë nga ajo që të tjerët thonë ose mendojnë, ose çfarë do të ndodhë me fëmijët tuaj në të ardhmen, nëse ne nuk do të bëhemi të suksesshëm në rolin e tonë.

Një shumëllojshmëri të frikës dhe shqetësimit që prindërit ndjejnë, u bën të pamundur atyre të dëgjojnë zërin e intuitës, i cili ndodhet në shumicën prej nesh, dhe që madje mund ta përdorin në rolet e tyre tjera jetësore (për shembull, në punë apo me miqtë).

Që të arrijmë të dëgjojmë "zërin e arsyes" tonë në rolin e prindit, ne duhet të bëjmë një hap prapa për të shqyrtuar pasigurinë tonë dhe frikën.

Kur bëhet fjalë për fëmijët tanë, poashtu duhet të kemi kujdes që të mos e përziejmë prodhimin me procesin. Psh. notat e mira në shkollë janë të rëndësishme, por më e rëndësishme është që ta mësoni fëmijën, të mësojë pa u lodhur dhe të mendojë në mënyrë të pavarur.

Nëse fëmijës tonë u dhurojmë një pasuri me përvoja por nuk i dhurojmë kohën në të cilën do të mundohet, do të jetë i frustruar apo i pasuksesshëm, atëherë ai nuk do të jetë në gjendje që talentet e tij ti shfrytëzojë në jetë.

Qëllimi ynë është që të iu ndihmojmë atyre të bëhen të sigurtë në vetvete dhe autonom, të mendojnë dhe të ëndërrojnë, si dhe mendimet e tyre ti kthejnë në vepra. Në mënyrë që ti arrijnë këto, ata duhet të jenë në situata në të cilat do të eksperimentojnë, në të cilat do të ndjehen të mërzitur, në të cilat do ti ushtrojnë idejat e tyre dhe ku do të mundohen ti kthejnë ato në vepra, ndonjëherë edhe të pasukseshme.

Këshilla më e çmuar për prindërit në atë pikëpamje është, bëni më pak për fëmijët tuaj dhe jo më shumë, kur është në pyetje zhvillimi i tyre. Çfarë nënkupton kjo më konkretisht? Detyra jonë si prindër, është që ti vendosim disa parametra dhe në shumicën e rasteve limite për sjelljet e fëmijëve, dhe jo të “vëzhgojmë qetë” secilin hap të tyre.

Poashtu, detyrë e jona është që, ti duam dhe të kujdesemi për ta, sepse vetëm në atë mënyrë ata do të ndjehen të sigurtë kur janë autonomë, dhe jo të bëhemi menaxherë, organizatorë, sekretarë social apo mbrojtës të tyre.

Të gjithë prindërit e dijnë, që të qenit prind është e lodhshme. Nuk ka prindër që nuk kanë kaluar përmes situatave të ngjashme, kur kanë qëndruar të zgjuar shkaku i fëmijës së tyre të vogël gjer në orën 03:00-04:00 të mëngjesit, dhe më pastaj në orën 07:00 janë zgjuar për të ikur në punë. Prandaj, në mënyrë që të mbani baraspeshën, apo madje shëndetin duhet të jemi të fortë në këtë detyrë. Pra, për të qenë prind, duhet të jeni të përmbajtur dhe këtë nuk duhet harruar asnjëherë.

Edhe pse metafora nuk është origjinale, por është plotësisht e saktë: Të qenit prind është një garë maratonike dhe jo sprint 200 metërsh. Caku është i largët për 18 vite apo edhe më shumë, së paku në ditët e sotme. Nevojitet shumë energji, që të mirëmbahet shpejtësia e përshtatshme nga dita në ditë, nga viti në vit. Për këtë arsye është mirë të pergatiteni, të punoni në durimin tuaj, të mësoni teknika të kursimit të energjisë gjatë vet garës dhe të jeni të vetëdijshëm që do të ketë edhe ditë të mira edhe të këqija.

Por një gjë është e rëndësishme: të kaloni përmes cakut është sukses në vete. Mos harroni që askush nuk është i përkryer. Nuk egziston ndonjë person, që i qëndron pranë fëmijës 100 %, por nëse jemi pranë tyre në katër nga pesë situatat, është arsye e mirë për të qenë i kënaqur.

Duhet të jemi realistë, kur ndonjëherë i lejojmë në krevatin tonë pas ankthit të natës apo nëse i lusim për diç nga një orë e më shumë përderisa luajnë me video lojëra…këto janë vetëm pjesë përbërëse të ditëve të lodhshme, në garën tonë maratonike të të qenit prind.