Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Edukata muzikore i bën fëmijët më inteligjent

Një numër i madh i studimeve e lidhin muzikën me përmirësimin e rezultateve shkollore. Madje edhe Platoni ka thënë, “mësoni fëmijëve muzikën, fizikën dhe filozofinë por më së shumti muzikën, sepse muzika dhe të gjitha artet tjera, janë çelësi i teknikës së mësimit”.

Ja edhe disa arsye tjera të mira që fëmija juaj të interesohet për muzikë.

Arsye të mira për orët muzikore

Si duket Platoni kishte të drejtë. Ja disa hulumtime të cilat numërojnë anët pozitive të mësimit të muzikës tek fëmijët.

Një hulumtim zvicëran, i cili përfshiu rreth 1.200 vogëlushë, ka treguar që lozja e muzikës i ndihmon fëmijët në lexim dhe në teknika verbale, me ndikimin e tij në përmirësimin e koncentrimit të mbajtjes në mend dhe aftësive për të shprehur mendimet.

• Studimi në Hong Kong ka treguar që të rriturit, të cilët kishin patur orë muzike para moshës 12 vjeç, ishin të aftë të shprehen më mire, se sa të rriturit të cilët kishin patur pak orë muzike ose fare.

• Hulumtimi amerikan ka zbuluar që fëmijët e moshës nga 5 gjer në 7 vjeç, të cilët kanë ngecur në rezultate shkollore, i kanë arritur moshatarët e tyre në lexim, ndërsa në matematikë pas 7 muajve pas ndjekjes së orëve muzikore.

• Ndëgjimi i muzikës në çfarëdo moshe, ndikon direkt në sistemin tonë të mbrendshëm të kënaqësisë dhe aktivizon pjesët e trurit të cilat shkaktojnë eufori.

Kur është fëmija i gatshëm për të luajtur në ndonjë instrument muzikorë?

Para se të filloni me orët, ndihmoni fëmijës tuaj që të zhvillojë dashuri ndaj muzikës dhe ta kuptojë atë. Dërgoni fëmijën të shikojë ndonjë shfaqje muzikore, lëshojini CD muzike dhe flisni rreth instrumenteve të cilat i ndëgjoni.

Mosha më e mirë për të filluar lozjen e instrumenteve mvaret nga fëmija, nga zhvillimi i tij dhe nga instrumenti të cilin planifikon ta mësojë. Të gjithë ne kemi parë vogëlushë të cilët luajnë Mocartin në violinë që në moshën 3 vjeçare apo Shopenin në piano që në moshën 5 vjeçare.

Shenja më e mirë që tregon që fëmijët janë të gatshëm për muzikë është kur ata dëshirojnë të shkojnë në orë formale dhe kur mund të koncentrohen gjatë orës. Aftësia për të dalluar lehtë numrat dhe shkronjat është poashtu një ndihmesë e madhe kur fillojnë të lexojnë muzikën.

Zgjedhja e instrumentit muzikorë

• Flauta e gjatë apo bllok-flauta është shpesh instrumenti i parë dhe hyrje e mirë për të lozur muzikë. Madje mund të gjendet nëpër dyqane edhe me çmime të ulëta. Fëmijët mund të fillojnë të luajnë në flautë të gjatë, kur gishtërinjtë e tyre janë mjaft të gjatë sa për ti mbuluar vrimat. Mosha e preferuar: 5+

• Fëmija mund të luajë në piano kur të arrijë të prekë tastaturën dhe kur të ketë mjaft fuqi që të mund të shtyp butonët. Mosha e preferuar: 5+

• Instrumentet me tela zakonisht mund të gjenden si prodhime me madhësi të vogla, për shembull 1/8 më e vogël se madhësia normale, i dedikuar pikërisht për fëmijë të vegjël, në mënyrë që ata të fillojnë të luajnë shumë herët. Disa fëmijë luajnë në violinë që në moshën 4 vjeçare. Mosha e preferuar: 5+ për violinë, 7+ për violë dhe violinçelo.

• Disa instrumente frymore nuk rekomandohen për të lozur fëmijët e vegjël, për shkak të shtypjes që bëhet në dhëmbë, për shkak të madhësisë së instrumentit, fuqisë së gojës e cila nevojitet dhe forcës së fryrjes që nevojitet për të prodhuar tingullin. Mosha e preferuar: 8+ (flauta, klarineti); 10+ (saksofoni, tromboni, boria).

• Kitarat mund të gjenden edhe në madhësi më të vogla dhe janë të preferuarat e shumë fëmijëve nëpër shkolla. Shumë profesorë këshillojnë që të fillohet me kitarë akustike me tela nga najlloni para se të kalohet në kitarë elektrike. Mosha e preferuar: 7+

• Daullet, si dhe kitarat elektrike, mund të jenë të preferuarat në zgjedhjen e instrumenteve për shkak të faktorit “rock”. Edhe pse duken të lehta për të luajtur në to, në fakt nuk janë! Por janë shumë argëtuese. Mosha e preferuar: 7+

Si ta dalloni nëse fëmija juaj ka talent për muzikë?

Thuhet se secila foshnje ka lindur me instikte natyrore që i ndihmojnë të njohin zërin e nënës së tyre. Por egzistojnë edhe ato të cilat thonë se fëmijët thjeshtë janë të lindur me talent për muzikë.

Këta fëmijë në moshën e hershme, madje edhe para moshës 2 vjec, mund të reagojnë në muzikë me anë të luhatjes apo kërcimit apo thjeshtë duke përsëritur melodinë. Këta fëmijë mund të riprodhojnë melodinë dhe ritmin në piano, daulle, dhe madje dallojnë nëse luhet ndonjë notë në mënyrë të gabuar.

Por a janë këta fëmijë të talentuar në muzikë apo vetëm kanë predispozita të mira, është temë për ta diskutuar. Por, në çdo rast, nëse e duan muzikën, atëherë mund të themi që janë të talentuar.

Gjetja e profesorit të muzikës

Shumë profesorë të muzikës ofrojnë orë private një me një apo orë grupore në shkolla fillore, për të cilat mund të informoheni direkt në shkolla apo përmes reklamave të vogla.