Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Librat që në vegjëli

Edhe kur fëmijët janë shumë të vegjël, egzistojnë libra të përshtatshëm të cilët saktësisht përcjellin fazat e zhvillimit të fëmijës.

Tani mund të dini saktësisht se çfarë i intereson vogëlushit tuaj, prandaj kthehuni gjer në librari që të merrni thesarin nga letra.

5-9 muajsh

• Kap gjëra, i përcjell me shikim.

• Fillon të gugasë.

E tërheqin fotografitë dhe figurat në libra të cilat mundohet ti “ha”. E do rutinën (gjithmonë e njejta përrallë para fjetjes). Fëmijët i tërheqin përrallat me ninulla apo këngët e shkurta.

9-10 muajsh

• Ulet.

• Kap forte gjërat dhe i ha.

• Fillon shqiptimin e rrokjeve (ba-ba).

• Luan fsheurazi pas ndonjë sendi.

Librat të cilat janë të përshtatshëm për këtë moshë mund të jenë të qëndrueshme me ngjyra të ndezura, por jo toksike! Më së miri është kur paraqesin gjëra të njohura (topi, kukulla, makina, etj) dhe fotografi fëmijësh.

12 muajsh

• Zvarritet apo bën hapat e parë.

• Kërkon gjëra të fshehura.

• Fillon të thotë ca fjalë (ba-ba, ma-ma).

• Me një ndihmë të vogël mund ta mbajë librin në duar dhe ta kthej në anën tjetër.

Librat duhet të jenë të fortë, të lehtë për shikim; figurat që bazohen në situata në shtëpi (duke ngrënë, fjetur, lozur) dhe kafshë të vogla që i njeh fëmija; tekstet e preferuara janë këngët e shkurtëra.

Është i rëndësishëm kontakti me personin e rritur.

15 muajsh

• Ecën në mënyrë të pasigurtë.

• Vështron me kujdes prindërit dhe shprehitë e tyre të fytyrës.

• Imiton të rriturit.

• Nuk qëndron në këmbë apo ulur në ndonjë vend për një kohë të gjatë.

• Fëmijës i pëlqejnë librat me fjalë të shkurta dhe të thjeshta, të cilat i mban në mend dhe më vonë i përsërit gjatë leximit.

18 muajsh

• Ecën.

• Bën kullë nga kubet e para.

• Me gisht tregon gjërat.

• Fjalori i tij përbëhet nga disa fjalë të ndryshme. Posedon gjuhë ritmike.

Fëmijëve të kësaj moshe u pëlqejnë librat për kafshët, fëmijët dhe gjërat rutinore ditore.

24 muajsh

• Vrapon.

• Dallon pjesët e trupit sipas emrit të tyre.

• Posedon fjalor prej 40-50 fjalësh dhe fillon ti kombinojë dy fjalë të lidhura.

• Mban me vete librin dhe u “lexon” kukullave.

Në këtë periudhë, fëmijëve u pëlqejnë përrallat të cilat mund të identifikohen me rolet kryesore dhe ato të cilat i bëjnë ata të qeshin.

30 muajsh

• Zbret dhe ngrit shkallët.

• Fjalori i tij pasurohet çdo ditë.

• Mundohet të komunikojë më shumë se që është i aftë të shpreh.

• Fillon të aktrojë situatat.

Fëmijët e kësaj moshe i duan përrallat me fëmijët e po kësaj moshe, por edhe librat avanturier me plot personazhe fantastikë. Tekstet duhet të jenë të thjeshta në mënyrë që të stimulojnë kujtesën dhe “leximin” e pavarur, në mënyrë që fëmija ta përfundojë fjalinë e nisur nga personi i rritur. Përrallat tradicionale ndihmojnë projektimin e frikës dhe ndjenjave jashtë. Fëmija i vogël dëshiron që ti përsëritet përralla e njejtë dhe ti lexohet. Në muajt e ardhshëm fëmija arrin autonominë e zgjedhjes së librave por ende është i kënaqur dhe i lumtur kur dikush i lexon.