Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Gjidhënja dhe ngërçet

A mund të paraqiten ngërçet nëse i jap gji foshnjes?

Ngërçet mund të paraqiten edhe tek foshnjat që ushqehen me gji edhe tek ato me ushqim artificial

Nuk egzistojnë fakte që gjidhënja shkakton ngërçe. Megjithatë, që me gjidhënje të siguroni të gjithë vitaminat dhe proteinat e nevojshëm për zhvillim të drejtë të foshnjes tuaj dhe të parandaloni paraqitjen e ngërçeve, duhet të keni kujdes në mënyrën e të ushqyerit, sepse egziston mundësia që mënyra juaj e ushqimit nuk i konvenon foshnjes tuaj.

Zvogëloni sasinë e kafeinës dhe ushqimit të kriposur. Poashtu, hulumtoni për teknikat më efikase të gjidhënjes.

A mund të ndikojë mënyra e gjidhënjes në paraqitjen e ngërçeve?

Ngërçet mund të paraqiten edhe tek foshnjat që ushqehen me gji edhe tek ato me ushqim artificial. Egzistojnë disa gjëra të cilat duhet shmangur gjatë mënyrës së gjidhënjes që të zvogëloni mundësinë e paraqitjes së ngërçeve:

1. Shmangni kalimin e shpeshtë të foshnjes nga njëri gji në tjetrin

Gjate kalimit të shpeshtë të kalimit nga njëri gji në tjetrin, egziston mundësia që foshnja të gëlltise ajër gjatë thithjes, gjë që mund të shkaktojë ngërçe.

2. Jepni gji në pozitën shtrirë lehtë

Ndonjëherë foshnja mund të shkaktojë refleks të fortë të lëshimit të qumështit, nëse thith me nguti, dhe në këtë mënyrë do të thith më shumë qumësht, gjë që mund të shkaktojë ngërçe, të vjella, gogësima…Mundohuni të jepni gji në pozitën shtrirë lehtë, sepse kjo do ta ngadalësojë lëshimin e qumështit. Mund të përdorni edhe mbrojtëset e gjinjëve të cilat zvogëlojnë shtypjen në majen e gjirit dhe i pamundëson foshnjes thithjen e shpejtë.

3. Pompimi mund të jetë zgjidhje

Egziston mundësia që foshnja nuk mund të thith për shkak, le të themi majave të gjoksit të padefinuara apo ftohjes e cila i vështirëson frymëmarrjen. Pompimi dhe pastaj ushqimi me anë të shishes ndihmon që shujta të mos zgjasë shumë dhe foshnja të mos thith ajër duke u munduar të thith.

Cilët artikuj ushqimorë duhet shmangur gjatë gjidhënjes?

Është i gabuar mendimi që foshnjat të cilat thithin nuk kanë ngërçe, sepse egziston mundësia që artikulli i caktuar në ushqimin e nënës shkakton ngërçe tek foshnjat.

Për shembull, sasia e madhe e histaminës në organizmin e nënës mund të ndikojë në paraqitjen e ngërçeve tek foshnja. Histamina gjendet në rruzat e bardha të gjakut dhe ndikon në zgjerimin e enëve të gjakut. Shkencëtarët rekomandojnë që nëna duhet ti shmanget artikujve që përmbajnë histaminë dhe gjërave që shkaktojnë sekrecionin e histaminës në organizëm.

Gjërat ushqimore që përmbajnë histaminë janë:

1. Djathërat

2. Perimet e tharpëta (turshitë)

3. Marmelatat dhe gjemët

4. Patatet

5. Domatet

6. Sardelet dhe toni

7. Spinaqi

Gjërat ushqimore të cilat përfocojnë sekrecionin e histaminës në organizëm janë:

1. Bananet

2.Çokolatat

3. Vezët

4. Papaja

5. Ananasi

6. Dredhëzat

7. Lajthitë

Gjërat ushqimore që duhet shmangur janë:

1. Fasulet, bizelet…

2. Perimet me gjethe jeshile (lakra jeshile, sallata jeshile)

3. Kafeina

4. Pijet e gazuara

Cilët artikuj ushqimorë duhet konsumuar gjatë periudhës së gjidhënjes?

Nënave gjidhënëse iu rekomandohen tre shujta dhe dy mes-shujta në ditë. Nevoja energjike për kalori do të duhej të rritej për 300 kalori më shumë se zakonisht, ndërsa nëse ushqeni me gji binjakë atëherë duhet të jetë 400-800 kalori më shumë (nevojën tuaj ditore për kalori mund ta llogaritni ashtu që të shumëzoni kilogramët tuaj me 24).

Rritni konsumimin e kalciumit, zinkut, magneziumit dhe vitaminës E dhe B.

Gjërat ushqimore që i përmbajnë këto vitamina dhe të cilat duhet ti konsumoni gjatë gjidhënjes janë:

1. Qumështi (zgjedhni qumështin me përqindje sa më të vogël të yndyrës)

2. Pemët e freskëta (mollat, portokajtë, pjeshkat, pjepri)

3. Lëngjet e freskëta të pemëve (pa shtesa të sheqerit)

4. Perime të freskëta (shmangni perimet e përzhitura)

5. Drithëra integrale (grurë, thekër, oriz, elb)

6. Vaj ulliri, misri dhe kungulli