Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Si ju bën mirë ushqimi me gjinjë juve dhe foshnjës tuaj

Të mirat nga ushqimi me gji

Besojmë se e dini se të ushqyerit me gjinjë është ushqimi më i mirë për foshnjën tuaj, por a e keni ditur se dobitë nga të ushqyerit me gjinjë tejkalojnë kufitë e një ushqimi të thjeshtë dhe të shëndetshëm?

Si shtesë me përmbajtje të të gjitha vitamineve dhe përbërësave ushqyes për të cilat ka nevojë foshnja juaj në 6 muajt e parë, qumështi i gjinjëve është i mbushur me substanca të cilat i luftojnë semundjet dhe e mbrojnë foshnjën tuaj nga të sëmuarit. Prandaj Akademia e Pediatërve Amerikanë rekomandon të ushqyerit ekskluziv me qumësht të nënës në 6 muajt e parë. Dhe studimet shkencore kanë treguar se të ushqyerit me gjinjë është i dobishëm edhe për ju.

Këtu është lista e dobive më të rëndësishme që mund të keni ju dhe foshnja juaj nga të ushqyerit me gjinjë.

Ushqimi me gjinjë mbron foshnjën tuaj nga problemet e barkut, problemet me frymëmarrje, dhe infeksionet e veshit

Studime e shumëta nëpër të gjithë botën kanë treguar se diarrhea (shkuarja e barkut, sëmundjet e frymëmarrjes në pjesën e mushkërive dhe infeksionet e veshit, ndodhin me pak tek foshnjet e ushqyera me gjinjë, dhe janë më pak të rënda kur ndodhin.

Ushqimi ekskluziv (duke nënkuptuar pa ushqime të forta) për së paku 6 muaj, duket se ofron mbrojtjen në përqindjen më të madhe.

Hulumtuesit kanë zbuluar se faktorët imun të cilët gjenden në kulloshtër (qumështi i parë të cilin e prodhon trupi juaj) mbrojnë kundër mikrobeve në invadim duke formuar një shtresë mbrojtëse në mukozat e membranave në zorrët në hundën dhe fytin e tij. Faktori kryesor imun në veprim këtu është substanca e quajtur IgA (immunoglobulin A). Ai gjendet në sasi të mëdha në kulloshtër prandaj është aq me rëndësi që të filoni ta ushqeni me gjinjë foshnjën tuaj menjëherë pas lindjes por poashtu gjendet në sasi më të vogla në qumështin natyral.

Të ushqyerit me gjinjë poashtu mund të mbrojë foshnjën tuaj nga zhvillimi i kalljes së zorrëve më vonë gjatë jetës.

Ushqimi me gjinjë ndihmon foshnjën tuaj nga zhvillimi i alergjive

Disa studime kanë treguar se ushqimi me gjinjë për 6 muaj redukton mundësinë që foshnja juaj të zhvillojë alergji të frymëmarrjes apo alergji kundër ushqimit. Së paku një nga këto studime kanë treguar se kjo mbrojtje zgjatë thellë deri në adoleshencë. Një studim tjetër ka treguar se foshnjet e linduara para kohe nga familjet me histori të alergjive kanë rrezik më të vogël nga zhvillimi i eczema-s se moshatarët e tyre të ushqyer me shishe. Studimi i tretë ka treguar se të ushqyerit eksluziv me gjinjë për së paku 4 muajt e parë zvogëlon rrezikun nga astma diku rreth moshës 6 vjeç.

Shkencëtarët mendojnë se acidet e yndyrave dhe faktorët imun si IgA në qumështin e gjinjëve pengojnë reagimet alergjike duke ndaluar proteinat e huaj që të hyjnë në sistemin e foshnjës suaj.

(Proteinat në qumështin e lopës janë alergjenët kryesorë, gjë që është shkaktari kryesor se pse foshnjët e ushqyera me shishe kanë më shumë tendenca që të kenë reagime alergjike, se sa foshnjet e ushqyera me gjinjë).

Ushqimi me gjinjë mund ta rris intelegjencën e foshnjës tuaj

Disa studime kanë treguar se ka lidhje të mundëshme mes të ushqyerit me gjinjë dhe intelegjencës me të zhvilluar. Foshnjet e ushqyera për 6 muaj duket se kanë përfitimin më të madh. Ekspertët thonë se lidhja emocionale që ndodh gjatë të ushqyerit ndikon në rritje, por acidet e yndyrës mund të kenë ndikimin më të madh në zhvillimin e trurit të foshnjës tuaj.

Ushqimi me gjinjë mbron nga mbipesha më vonë gjatë jetës

Se a ka ndikim të ushqyerit me gjinjë apo jo në peshën e fëmiut tuaj më vonë gjatë jetës së tij, ka qenë temë e debateve për një kohë tejet të gjatë. Në Maj të 2005-s pas shqyrtimit të rreth 61 studimeve në lidhje me të ushqyerit e foshnjave dhe më vonë të mbipeshës, hulumtuesit konkluduan se të ushqyerit e hershëm me gjinjë redukton rrezikun nga mbipesha më vonë gjatë jetës por, theksojnë ata, duhen më shumë studime për të vërtetuar se sa i fortë është ku ndikim.

Ekspertët mendojnë se ushqimi me gjinjë ndikon në peshë më vonë për disa arsye: Foshnjat e ushqyera me gjinjë janë më të sukseshme në rregullimin e të ushqyerit të tyre, gjë që çon drejtë metodave dhe zakoneve më të shëndetshme të ushqyerit. Qumështi i gjirit ka më pak insulin se sa qumështi i shishes (insulina ndihmon në krijimin e yndyrës). Dhe foshnjet e ushqyera me gjinjë kanë më shumë hormone proteinike të quajtura leptin në sistemin e tyre, substancë e cila besojnë shkencëtarët luan rol në rregullimin e apetitit dhe të yndyrës. Poashtu në krahasim me foshnjat e ushqyera me gjinjë, foshnjat e ushqyera me shishe shtojnë më shumë peshë në javët e para të jetës. Ky shtim i peshës në javët e para është i lidhur me mbipeshën e trupit më vonë në jetë.

Ushqimi me gjinjë mund ta mbroj nga leukemia e fëmijëve foshnjën tuaj

Studimet kanë treguar se ushqimi me gjinjë mund të reduktojë rrezikun tek foshnja juaj nga zhvillimi i që të dy llojeve të leukemisë akute, asaj limfoblastike dhe asaj mileodike. Shkencëtarët nuk e dinë saktësisht se si qumështi i gjinjëve redukton rrezikun nga këto kancere të fëmijëve, por mendojnë se antitrupat që gjenden në qumësht mund ti japin sistemit imun një zhvillim dhe rritje. Hulumtimi rreth kësaj çështje është në zhvillim.

Ushqimi me gjinjë mund ta mbroj foshnjën tuaj nga zhvillimi i diabetit 1

Ushqimi me gjinjë për 6 muaj si duket zvogëlon rrezikun e foshnjës për të zhvilluar diabetin e tipit 1 të mvarur nga insulina. Në një studim foshnjat të cilat ishin të ushqyera për më pak se 3 muaj, dhe të cilat ishn ushqyer me qumësht të lopës para muajit të 4, kishin 1.5 shanse më shumë që ta zhvillonin sëmundjen. Nuk është ende e qartë se si qumështi i gjinjëve mbron nga kjo sëmundje, megjithëse studiuesit mendojnë se faktorët imun në qumësht mund të kenë ndikim.

Ushqimi me gjinjë mund ti mbroj foshnjat e lindura para kohe nga tensioni i lartë më vone gjatë jetës

Qumështi i gjinjëve si duket ofron mbrojtje të posaçme për foshnjet e lindura para kohe. Një studim tregoi se foshnjat me peshë tejet të vogël në lindje, të ushqyera me qumësht të gjinjëve kanë më pak infektime serioze të gjakut dhe meningitis nga ato të ushqyera me shishe. Një studim tjetër tregoi se foshnjat me peshë tejet të vogël në lindje, të ushqyera me qumësht të gjinjëve ka më pak gjasa të kenë tension të lartë në moshën e adoleshencës.

Ushqimi me gjinjë mund ta ul rrezikun ndaj foshnjës suaj nga SIDS

Nuk ka argument përfundimtar se ushqimi me gjinjë ul rrezikun ndaj foshnjës suaj nga SIDS (i cili do të thotë 'sindromi i vdekjes së papritur të foshnjës' ose në anglisht 'sudden infant death syndrome'). Disa nga studimet kanë gjetur lidhshmëri me nivelet të ulta të SIDS, gjer sa të tjerat nuk kanë gjetur një gjë të tillë. Çfarë është e qartë është se ushqimi me gjinjë ndihmon në evitimin e infeksioneve të frymëmarrjes dhe ato të barkut dhe të zorrëve (infeksionet gastrointestinale) të cilat mund të jenë të lidhura me SIDS.

Ushqimi me gjinjë ndihmon që të humbni mbipeshën

Të ushqyerit e foshnjës tuaj mund të ju ndihmojë që të heqni kilogramët më shpejtë, posaçërisht gjatë vitit të parë. Kjo ështe për shkak se trupi juaj djeg kaloritë duke prodhuar qumështin e gjinjëve.

Ushqimi me gjinjë mund të ju ul nivelet e stresit dhe të zvogëlojë gjakderdhjen pas lindjes

Pasi që ushqimi me gjinjë shkakton çlirimin e hormonit Oxytocin në trupin tuaj ka gjasa që të jeni të relaksuar gjatë ushqimit me gjinjë. Studimet e shumta të bërë në njerëz dhe në kafshë kanë treguar se Oxytocin ndihmon dhe promovon të ushqyerit me gjinjë dhe relaksimin.

Një studim i tillë i bërë tregoi se femrat të cilat kanë sasi të mëdha të Oxytocinit në trup (50% të nënave të cilat ushqenin me gjinjë, dhe krahasim me 8% ndaj nënave të cilat ushqenin me shishe) kanë tension më të ulët të gjakut, kur janë pyetur për të folur për problemin e tyre stresues. Oxytocin poashtu ndihmon që stomaku juaj përsëri te kthehet në madhësinë normale pas lindjes, duke rezultuar kështu në më pak gjakderdhje.

Ushqimi me gjinjë mund të ul rrezikun ndaj disa llojeve të kancerit

Studimet e shumta kanë treguar se sa më gjatë nënat i ushqejnë foshnjat e tyre me gjinjë aq më shumë janë të mbrojtura nga kanceri i gjirit dhe nga kanceri i mitrës. Në rastin e kancerit të gjirit efekti më i fortë mbrojtës është pas 1 viti. Nuk është krejtësisht e qartë se si ushqimi me gjinjë ndihmon në këtë rast, por ndryshimet strukturale ne indet muskulore te gjinjeve te shkaktuara nga te ushqyerit me gjinje dhe fakti se prodhimi i qumështit zvogëlon sasinë e estrogenit të cilën e prodhon trupi juaj mund të këtë ndikim. Hulumtuesit mendojnë se ndikimi në kancerin e mitrës poashtu është i lidhur me zvogëlimin e estrogenit në trup.

Ushqimi me gjinjë mund të mbroj nga osteoporoza më vonë në jetë

Ka argumente kundërshtuese për lidhjen mes ushqimit me gjinjë dhe densitetit të eshtrave. Eshtë e qartë se gratë të cilat prodhojnë qumësht humbin pak densitet të eshtrave kur fillojnë ta ushqejnë foshnjën e tyre me gjinjë, sipas të gjitha gjasave për shkak të mungesës së kalciumit apo sasisë së vogël të estrogenit, por këto mungesa janë të rikthyera gjatë apo pas mbarimit të ushqyerit me gjinjë. Dy studime kanë treguar se ushqimi me gjinjë në të vërtetë mund të përmirësojë densitetin e eshtrave në distancë të gjatë dhe se mund ta ul rrezikun nga thyerjet e gjurit në moshë të shkuar.