Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A është e dëmshme të flesh në stomak gjatë shtatëzanisë?

Fjetja ne stomak gjatë shtatëzanisë

Nuk ka probleme që të shtriheni në stomak në fazat e hershme të shtatëzanisë. Në këtë kohë mitra është e fshehur mbrapa ashtit të belit, dhe është plotësisht e mbrojtur. Më vonë gjatë shtatëzanisë, fjetja në stomak thjesht nuk do të jetë e rehatshme. Do të jeni të parehatuar shumë më herët se sa para kohës kur do të mund të lëndohej foshnja juaj.

Gjersa fjetja në krah (posaçërisht në krahun e majtë) është zakonisht më së shumti e rekomanduar, ju poashtu mund të fleni pa rrezik dhe në stomak. Problemi rreth fjetjes në shtatëzani është i fokusuar rreth qarkullimin optimal të gjakut dhe të materieve ushqyese drejt placentës dhe fetusit të foshnjës.

Rreziku kryesor është pesha e stomakut tuaj të rritur duke shtypur direkt në venat e mëdha të cilat e kthejnë gjakun në zemër. Efektet më të vërejtshme janë kur gratë shtrihen rrafsh në shpinë. Nëqoftëse keni probleme siç janë ndalja e frymës apo aciditeti në fyt, posaçërisht në tremujorin e tretë, rrethimi i vetes me jastëk kur të fleni do të mund të ju ndihmonte. Mbani në mend: Rehatia është e rëndësishme poashtu.